TIRANË- Paraditen e kësaj të mërkure është rregjistruar një aksident në Tiranë, ku një punonjës i kompanisë One Albania është dëmtuar gjatë kryerjes së detyrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën "Shote Galica", ku punonjësi po kryente punime për instalimin e një linje interneti, kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga lartësia e një shtylle. I dëmtuari është identifikuar si Isuf Dauti, rreth 50 vjeç. Pas aksidentit, ai është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve, behet e ditur se gjendja e tij është e rënduar, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit pritet të sqarohen gjatë hetimeve./ZËRI