Aktualitet

"Spastrime" në Bashkinë e Tiranës/ Të shkarkuarit e Erion Veliajt nuk largohen "duarbosh", marrin edhe divanët nga zyra (FOTO)

Kjo pamje vjen pikërisht në mes të 'stuhisë' së shkarkimeve që ka përfshirë ditët e fundit Bashkinë e Tiranës, me vendim dhe firmë të kryebashkiakut Erion Veliaj nga qelia e paraburgimit. 

zh.ll
"Spastrime" në Bashkinë e Tiranës/ Të shkarkuarit
foto ilustrim: erion veliaj-pamje divanet nga zyrat e bashkise

TIRANË- Të shkarkuarit e Erion Veliajt duket se nuk po largohen nga Bashkia e Tiranës vetëm me sendet personale, por edhe me mobiliet e zyrave.

Në një foto të siguruar nga ZËRI, shihet një kamion transporti mbi të cilin qëndrojnë divanët që ndodheshin brenda ambienteve, zyrave të Bashkisë së Tiranës. 

"Spastrime" në Bashkinë e Tiranës/ Të shkarkuarit
pamje-divanet mbi kamionin e transportit

Kjo pamje vjen pikërisht në mes të 'stuhisë' së shkarkimeve që ka përfshirë ditët e fundit Bashkinë e Tiranës, me vendim dhe firmë të kryebashkiakut Erion Veliaj nga qelia e paraburgimit. 

Këtë të mërkurë kryebashkiaku Erion Veliaj shkarkoi nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj, i cili ishte emëruar në këtë post në vitin 2025. Më herët, më 28 gusht, Erion Veliaj, përmes një vendimi të firmosur nga qelia, shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristanin. 

Ndërsa një ditë më parë, 31 gusht, dha dorëheqjen sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë, Eldi Hoxha. Në vend të tij, kryebashkiaku Veliaj komandoi Alban Dokushin si sekretar të Përgjithshëm, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e tij në detyrë. Dokushi më 21 Mars 2025 u shkarkua nga kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani.

Nga 28 gushti në Bashkinë e Tiranës nuk ka një drejtues të deleguar që të qëndrojë në krye të punëve, teksa kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025./ZËRI 

Poll

MOS HUMB