Aktualitet

"Harta" e krimit të organizuar, BKH krijon sektorin e ri me 10 hetues dhe një databazë sekrete

Bëhet fjalë për Sektorin e Analizës dhe Vlerësimit të Informacionit Kriminal, sektori i ri i hapur së fundmi në BKH, ku po grumbullohen të dhëna në një databazë të posaçme, nga institucione dhe agjenci të ndryshme shqiptare dhe të huaja.

zh.ll
"Harta" e krimit të organizuar, BKH krijon sektorin e ri me 10
BKH-foto ilustruese

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka ngritur një strukturë të re që do të merret me analizimin e krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo strukturë do t'i japë përgjigje pyetjeve që lidhen dhe përshkruajnë panoramën e plotë të grupeve kriminale, anëtarëve të tyre, aktivitetit dhe pasurive që lidhen me to.

Bëhet fjalë për Sektorin e Analizës dhe Vlerësimit të Informacionit Kriminal, sektori i ri i hapur së fundmi në BKH, ku po grumbullohen të dhëna në një databazë të posaçme, nga institucione dhe agjenci të ndryshme shqiptare dhe të huaja.  Struktura e re përpunon dhe analizon edhe të dhënat e enkriptuara nga aplikacionet si Enchro Chat dhe Sky ECC. Por, të dhënat që grumbullohen rreth anëtarëve të grupeve, veprimtarisë së tyre në kriminalitetin vendas dhe ndërkombëtar janë sekrete.

Pjesë e strukturës janë 10 hetues të FBI-së në Shqipëri, të cilët analizojnë informacionin kriminal dhe bashkëpunojnë me prokurorët e SPAK-ut, si dhe me agjenci ligjzbatuese të vendeve të tjera. Përmes sektorit të ri, BKH po synon të ndërtojë një “hartë”, një pasqyrë të plotë të krimit të organizuar në vend./ZËRI

Poll

MOS HUMB