Aktualitet

Alarm në Fushë-Arrëz! Mbi 100 persona paraqiten për ndihmë në spital, dyshohet për helmim nga uji i pijshëm

Deri në daljen e rezultateve të analizave, shkaku i saktë i simptomave nuk është konfirmuar zyrtarisht.

zh.ll
Alarm në Fushë-Arrëz! Mbi 100 persona paraqiten për
foto ilustruese

FUSHË-ARRËZ- Situata shqetësuese po vijon prej disa ditësh në Fushë-Arrëz, pasi në 4 ditë janë paraqitur në spital mbi 100 persona me shenja helmimi. Banorët ngrenë dyshime për ujin e pijshëm, pas denoncimit të rastit që mbante erë të rëndë. 

Mjeku Nikolin Bardhoku bën me dije se pacientët kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, dhimbje barku dhe nauze, por thekson se diagnoza do të vendoset pas përgjigjes së analizave.

"Ka një fluks të shtuar që nga dita e shtunë. Në ditën e martë, dje pasdite dhe sot shohim që numri po fillon dhe bie. Jmei shqetësuar realisht ditën e dielë dhe të hënë kemi bërë njoftimin sipas protokolleve që ka Ministria e Shëndetësisë. Unë mendoj që është një enterovirozë, por diagnoza do të vendoset pas përgjigjes së analizave", tha mjeku.

Menjëherë pas denoncimit të rastit dhe dyshimeve për ndotjen e ujit të pisët, Struktura e Shëndetit Publik dhe ato të Higjenës kanë marrë kampione uji që përdoret nga qytetarët për t'ju nënshtuar analizave laboratorike ndërsa pritet një përgjigje zyrtare. Deri në daljen e rezultateve të analizave, shkaku i saktë i simptomave nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ndërkohë, situata mbetet shqetësuese, teksa banorët e Fushë-Arrëzit janë detyruar të mbushin ujë në kroje për nevojat e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB