Aktualitet

Biznesmeni Nikollaq Neranxi paditet nga ish-gruaja për dhunë

Ish-bashkëshortja ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje me pretendimin se ndjehet e rrezikuar nga ish-bashkëshorti i saj.

k.m.
Biznesmeni Nikollaq Neranxi paditet nga ish-gruaja për dhunë
Nikollaq Neranxi

TIRANË- Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi është denoncuar nga ish-gruaja e tij, Nuria pranë Komisariatit nr.6 në Tiranë për dhunë në familje. "Tema" shkruan se ka qenë Nurie Neranxi, ajo që rreth orës 19.00 të ditës së djeshme, më 6 mars, ka shkuar për të bërë kallëzim për dhunën e ushtruar ndaj saj. 

Po ashtu, ka kërkuar edhe urdhër mbrojtje me pretendimin se ndjehet e rrezikuar nga ish-bashkëshorti i saj. Por nga ana e Policisë, deri më tani raportohet se ende nuk ka veprime proceduriale. 

Nikollaq Nerënxi është një nga tregëtarët e frutave të thata në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB