Aktualitet

Zbërtheu 4 vrasje të grupit ‘Dumani’, SPAK ‘gris’ marrëveshjen me Klevis Allën, kërkon 25 vite burg per të

Klevis Alla, zbërtheu rolin e tij në 4 vrasje të ndodhura në 2020-tën në Durrës

E.K
Zbërtheu 4 vrasje të grupit ‘Dumani’, SPAK
Klevis Alla

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i ka dhënë fund marrëveshjes me Klevis Allën, i cili për disa muaj ka mbajtur statusin e të penduarit të drejtësisë. Alla ishte një nga bashkëpunëtorët e parë të drejtësisë sa i takon dosjes Dumani, i cili foli për implikimin e tij në të paktën 4 vrasje të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Sipas Ora News, pas prishjes së marrëveshjes me Allën, SPAK ka kërkuar dënimin e të riut me 25 vite burg, për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj dhe ekzekutimin e dy miqve të tyre Anxhelo Avdija dhe Dorjan Shkoza. Për të katër këto vrasje që kanë ndodhur në vitin 2020, SPAK ka kërkuar 25 vite burg për Allën, 6 vite burg për Besian Xhixhën të akuzuar për “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje” dhe 5 vite burgim për Enver Divën edhe ky i fundit Iiakuzuar për “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”.

Ndërkohë, gjatë leximit të pretencës prokuroria ka kërkuar pushimin e akuzave për të arrestuarin Altin Ndoci, pasi vepra penale kundër tij nuk janë provuar. Ndoci u implikua në këto 4 vrasje nga dëshmia e Klevis Allës, i cili gënjeu prokurorinë duke pohuar se vrasjet i kishte kryer së bashku me Talo Çelën dhe Altin Ndocin.Tashmë për këta dy persona akuzat janë pushuar, pasi njerëzit realë që kanë marë pjesë në këto 4 vrasje janë Klevis Alla, Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Eljo Bitri dhe Erjon Alibej.

Më herët SPAK i hoqi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumanit, për shkak të dëshmive kontradiktore që kanë dhënë, duke mos zbuluar rolin e tyre në disa prej ngjarjeve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB