Aktualitet

Nuk deklaroi 800 mijë euro pasuri, biznesmeni shqiptar 'e pëson' në Mal të Zi

Personi, i cili tashmë ka probleme me ligjin në Mal të Zi, është identifikuar me inicialet X. G., por nuk është i vetmi.

k.m.
Nuk deklaroi 800 mijë euro pasuri, biznesmeni shqiptar 'e
Foto ilustruese

TIRANË- Zyrtarët e Sektorit për luftën kundër Krimit në Departamentin për luftë kundër korrupsionit, krimit ekonomik dhe zbatimit të hetimeve financiare në Mal të Zi kanë paraqitur kallëzim penal për një shtetas shqiptar, për shmangie të taksave. Personi, i cili tashmë ka probleme me ligjin në Mal të Zi, është identifikuar me inicialet X. G., por nuk është i vetmi.

Përveç biznesmenit shqiptar, ka edhe një kallëzim për një person juridik "SHPK Xhulio DSD Podgoricë". Të dy, nuk kanë raportuar shumën totale prej 828.548 eurosh, të cilat i kanë përfituar gjatë viteve 2019 dhe 2020, teksa kryenin takime në autostradën “Princess Xenia”.

"Të dyshuarit në këtë mënyrë kanë përfituar përfitim të kundërligjshëm financiar, në dëm të buxhetit të Malit të Zi në shumën e përgjithshme prej 248.564 euro. Zyrtarët e Sektorit për luftën kundër krimit do të ndërmarrin aktivitete të vazhdueshme në të ardhmen për kontrollin e biznesit të personave juridikë dhe ndjekjen penale të atyre që kryejnë vepra penale gjatë kryerjes së veprimtarisë ekonomike, në dëm të buxhetit dhe qytetarëve të Malit të Zi,”- përfundon deklarata./ZËRI

Poll

MOS HUMB