Aktualitet

Gjendet një grua e mbytur në liqenin e Viroit

Trupi i pajetë u pikas nga kalimtarët, të cilët menjëherë kanë njoftuar autoritet.

k.m.
Gjendet një grua e mbytur në liqenin e Viroit
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur i mbytur në liqenin e Viroit. Trupi i pajetë u pikas nga kalimtarët, të cilët menjëherë kanë njoftuar autoritet. Pasi kanë tërhequr trupin nga uji, Policia ka dalë në përfundimin se trupi i pajetë është i 66-vjeçares së identifikuar me inicialet I. K. Kjo e fundit, raportohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte vetëhedhur në liqen, kjo pasi në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në liqenin e Viroit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetases I. K., 66 vjeçe, banuese në Manalat, me probleme mendore, e cila dyshohet se është vetëhedhur në liqen. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse, të cilat kanë nxjerrë trupin e pajetë, nga liqeni. Nga këqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB