
TIRANË- Dëshmia e dhënë para hetuesve të Prokukrorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Nuredin Dumanit ka zbardhur dhe detaje të reja nga plani për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, dy vëllezër në Elbasan dhe djegien e një fabrike perdesh në zonën e Fushë-Mbretit.
Për “kokën” e Sokol Sanxhaktarit, Florenc Çapja kishte rënë dakort me Dumanin për 200 mijë euro. Ndërsa djegien e magazinës Nuredin Dumani e kreu për 5 mijë euro. Për këtë bashkëpunoi me Eljo Bitrin dhe Vis Korçarin.
Por çfarë e prishin paktin?
Siç shkruan gazetari Elton Qyno, ishte një bisedë mes Florenc Çapjas dhe Altin Dumanit që i dha fund paktit dhe miqësisë. Referuar dëshmisë së tij në SPAK, Dumani ka treguar se Florenci i ka thënë gjatë bisedës së përse nuk pajtohet me Talo Çelën. Ky ka qenë dhe momenti që Nuredin Dumani ka dyshuar se Florenc Çapja dhe Talo Çela janë bashkë.
Dumani është larguar dhe më pas ka filluar të qëndrojë i distancuar, ndërsa Florenc Çapja ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të takoheshin dhe mbaruar punët e lënë përgjysëm.
Dëshmia:
“…Florenci, më tha:”…pse more burrë ça bëra?
I thashë:”…meqë më the të bëhesha mik me Talon po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelen?
Me tha:”…unë jam ndryshe me Suelin ndërsa ti je ndryshe me Talon…”.
I thash:”…mbyllet çdo gjë këtu tani…”.
Pastaj folëm vetëm në telefon dhe unë i thashë:“…s’jemi, më as miq po shpresoj as armiq…”.
Në deklarimin e dhënë para prokurorëve të SPAK dhe oficerëve të BKH-së, Nuredin Dumani, ka shpjeguar këtë moment si më poshtë vijon:
Dëshmia:
“…marrëdhënia me Florencin dhe Bledarin, u prish për shkak se gjatë një takimi, të fundit ai më tha: Pse nuk pajtohesh me Talo Çelen?
Në atë moment unë dyshova se këto janë bashkë, Florenci me Talon. Isha fiks mbapra shtëpisë së Çapjave, tek tokat e tyre.
U largova butë dhe i thashë: “…do diskutojmë bashkë…”.
Pastaj folëm vetëm në telefon SKY dhe unë i thashë: ”…s’jemi, më as miq, po shpresoj as armiq…”. Ai më tha:”…pse more burrë, ça bëra…?. I thashë:”…meqë më the të bëhesha mik me Talon, po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelen…?
Më tha: ”…unë jam ndryshe me Suelin, ndërsa ti je ndryshe me Talon…”. I thashë:”…mbyllet çdo gjë këtu tani…”. Dhe muhabeti u mbyll pastaj.
Më ka dërguar Eljo Bitrin disa here, për tu takuar përsëri me ata, por unë nuk pranoja.Këtu u mbyll ky takim…”.
Dumani ka treguar se pas divorcit me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën, është lidhur me Arjan Spahiun dhe Erjon Alibej, takim të cilin e ka negociuar Eljo Bitri.
“…prej atyre u largova dhe pas disa ditësh, kam takuar Arjan Spahinë pasi më njoftoi Eljo Bitri, bashkë me një djalin e tezes së Eljo Bitrit, të cilin e njoh me emrin “Fati”, i cili tani është në burg në Belgjikë.
“Fatit” nuk ja mbaj mend emrin e plotë, është moshë diku tek 45 vjec, i gjatë diku tek 175 cm i shëndoshë, qeros. Me sa di “Fati” e ka shitur Arjan Spahinë tek Çopat…”./Zëri.ai