Aktualitet

Arrestimi i Dritan Rexhepit, mediat në Ekuador: Si i krijoi lidhjet me politikën ekuadoriane

Më tej në artikullin kushtuar "Mbretit të Kokainës" zbulohet lidhja mes tij dhe Rubén Cherres i cili njihej si ortak i Dritan Gjikës, një prej bashkëpunëtorëve të Rexhepit. Rubén Cherres që u ekzekutua në prill të këtij viti, raportohej se kishte lidhje biznesi me kunatin e presidentit të Ekuadorit Guillermo Lasso.

k.m.
Arrestimi i Dritan Rexhepit, mediat në Ekuador: Si i krijoi lidhjet me
Dritan Rexhepi

EKUADOR- Arrestimi në Stamboll i Dritan Rexhepit (Gramoz), i njohur gjerësisht në Shqipëri si koka e kartelit "Los Blancos", grup që në vendin tonë vepronte si kompania Bello, ka marrë vëmendje të veçantë edhe nga mediat e Ekuadorit. Ekuadori është vendi ku 43-vjeçari akuzohej se kontrollonte trafikun e drogës edhe pse ishte i arrestuar që nga viti 2014. Katër ditë nga prangosja e tij, tashmë po flitet për ekstardim, por sipas medias El Universo, "nuk ka gjasa që të kthehet në Ekuador për të paguar borxhet e tij."Dritan Rexhepi më shumë ka mundësi të ekstradohet në Shqipëri ose Itali, ku ka procese gjyqësore, thuhet në shkrim.

Më tej në artikullin kushtuar 'Mbretit të Kokainës" zbulohet lidhja mes tij dhe Rubén Cherres i cili njihej si ortak i Dritan Gjikës, një prej bashkëpunëtorëve të Rexhepit. Rubén Cherres, i cili u ekzekutua në prill të këtij viti, raportohej se kishte lidhje biznesi me kunatin e presidentit të Ekuadorit Guillermo Lasso. Cherres dhe Rexhepi themeluan 13 kompani të lidhur me kompanitë e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme.

"Rexhepi u zhduk nga radarët e autoriteteve ekuadoriane në fillim të vitit 2022, kur nuk respektoi masat e urdhëruara nga gjyqtari i garancive të burgut të Guayas, Diego Poma, në kuadër të një miratimi të kërkesës para lirimit të kërkuar nga i huaji për arsye shëndetësore. Në vend të burgut, ai është urdhëruar të përdorë pranga elektronike dhe masa të raportimit periodik dhe ndalimit të daljes jashtë vendit. Shqiptari ishte i ndaluar që nga viti 2014, pasi ishte një nga njëmbëdhjetë të kapurit në operacionin Ballkanik të kryer në Ekuador. Për krimin e trafikut të drogës, njeriu i njohur si Car ose Mbreti i kokainës u dënua në Ekuador me trembëdhjetë vjet burg, nga të cilat kreu vetëm shtatë. Përfitimi i burgut para lirimit u dha në vitin 2021, pavarësisht se kërkesat për ekstradim të bëra nga Italia dhe Shqipëria po rëndonin mbi të huajin. Raportet nga Operacioni ‘León de Troya’ raportonin, ndër të tjera, se Rexhepi mbante një marrëdhënie biznesi me Rubén Cherres. Midis tyre ata themeluan të paktën trembëdhjetë kompani, shumica e tyre të lidhura me kompanitë e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme. Vëzhgimi i policisë brenda operacionit zbuloi takime dhe biseda të panumërta mes Cherres, Rexhepit apo Gjikës dhe individëve që do të ishin pjesë e asaj që njihej si mafia shqiptare,"-shkruhet në artikull.

Policia Turke dhe ajo italiane arrestuan brenda një vile në Stamboll, Dritan Rexhepin. Rexhepi është koka e grupit ndërsa ekstradimi i tij kërkohet nga disa vende. Në momentin e arrestimit nga policia turke, Rexhepit iu gjetën mijëra euro dhe bizhuteri me vlerë të madhe, si dhe armë zjarri. Ai po qëndronte në një vilë luksoze në Stamboll, ku kishte udhëtuar me një pasaportë fallso, nën një identitet kolumbian, Benjamin Omar Perez Garcia. është lideri i një karteli droge, i cili ka trafikuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Rexhepi u kap në vitin 2014 në Ekuador dhe u dënua në vitin 2015 me 13 vite burg për trafik droge. Gjithashtu ai ka një historik të gjatë i përfshirë në ngjarje kriminale në Shqipëri, që e kanë pikënisjen në vitin 2007, kur vlonjati akuzohet për vrasjen e dy efektivëve të policisë. Më pas ai ka një seri arratisjesh nga burgjet, qoftë ato shqiptare, qoftë ato italiane./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB