Aktualitet

Dhunoi 3-vjeçaren/ Gjykata lë në burg edukatoren, dëshmia: I kërkoj ndjesë familjes

48-vjeçarja është arrestuar në datën 9 nëntor pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.

k.m.
Dhunoi 3-vjeçaren/ Gjykata lë në burg edukatoren, dëshmia:
Majlinda Dehima

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg edukatoren Majlinda Dehima, e cila akuzohet se dhunoi 3-vjeçaren në ambientet e kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet. Para gjykatës, edukatorja është shprehur se nuk e ka prekur me dorë 3-vjeçaren dhe u ka kërkuar falje famijlarëve.

Majlinda Dehima: Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin. U Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë që një situatë e tillë të kishte ndodhur.

48-vjeçarja është arrestuar në datën 9 nëntor pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën. Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës. Kujtojmë se në dëshminë e saj të parë, edukatorja ka pranuar se e ka dhunuar të miturën sepse kishte nisur të qante. Madje, më pas, shtoi se menjëherë pasi i kishte pikasur këmbën e dëmtuar, kishte njoftuar Drejtoreshën e kopështit, duke ngritur më pas edhe versione se si mund të ishte dëmtuar e mitura. Sa i përket dëmtimit në këmbë, Dehima tha se vajza mund të jetë dëmtuar tek krevati.

Gjithashtu janë pezulluar nga detyra zëvendës-shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë, Rustem Dervishit dhe 2 vartësit e tij, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj, të cilët pranuan se kanë neglizhuar hetimet për dhunën ndaj vajzës 3-vjeçare të cilës iu thye këmba në kopshtin privat.

Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin Stinët ndodhi në datën 1 Nëntor. Drejtuesja e kopshtit, i cili vepronte pa licensë dhe në ilegalitet të plotë, ka tentuar ta fshehë ngjarjen, duke iu thënë prindërve të së miturës, se këmba i ishte ënjtur si pasojë e një pickimi. Por pamjet e transmetuara në emisionin Stop vërtetuan të kundërtën, ku shihej edukatorja që dhunonte të miturën, teksa fëmijët ishin duke fjetur gjumin e drekës. Për 2 orë 3-vjeçarja u mbajt duke qarë në kopsht, dhe më pas u bë njoftimi i prindërve të saj, të cilët u përballën dhe me sjelljen arrogante dhe aspak profesionale të punonjësve të policisë, 2 prej të cilëve janë nën hetim./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB