
ELBASAN- Alfred Ngjela, 58 vjeç është vënë në prangat e Policisë së Elbasanit këtë të dielë pasi akuzohet për "Shkelje të rregullave në punë". Sipas Policisë Ngjela, me detyrë dispençer në OSHEE Elbasan nuk ka ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte elektriçisti 62-vjeçar i identifikuar mre inicialet A.T, i cili fatkeqësisht humbi jetën.
Ndërkohë nën hetim është vënë shefi i ekipit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen e elektriçistit në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme, për shtetasin A. T., 61 vjeç, punonjës i OSHEE-së, i cili humbi jetën sepse ra në kontakt me rrymën elektrike, gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë në fshatin Muçan, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas hetimeve të thelluara, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, për zbardhjen e këtij rasti:
-arrestuan shtetasin A. N., 58 vjeç, banues në Cërrik, me detyrë dispeçer i OSHEE-së, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte shtetasi A. T.;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 31 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë shef i ekipit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen e shtetasit A. T., në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë në fshatin Muçan në Elbasan. 62-vjeçari kishte shkuar të rregullojë një defekt, pasi fshati Muçan kishte mbetur pa energji elektrike, për shkak të motit të keq. Por ka rënë në kontalkt me rrymën elkektrike duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme./Zëri.ai