
ELBASAN – Një elektricist i OSHEE-së ka nderuar jetë, gjatë rregullimit të një defekti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Muçan në Elbasan.
62-vjeçari kishte shkuar të rregullojë një defekt, pasi fshati Muçan kishte mbetur pa energji elektrike, për shkak të motit të keq.
Elektricisti aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:45, shtetasi A. T., rreth 62 vjeç, banues në Elbasan, me profesion elektricist, dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Muçan, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit./Zëri.ai/