Aktualitet

Bien në kontakt me rrymën elektrike, vdes pronari i hotelit në Dhërmi, dy punonjësit plagosen

Dy punonjësit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

F.m
Bien në kontakt me rrymën elektrike, vdes pronari i hotelit në
Foto Ilustruese

VLORË- Një 40-vjeçar me inicialet A.M., ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në momentin që ka qenë duke rregulluar ndriçimin e jashtëm të hotelit të tij. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se dy të tjerë janë dëmtuar gjithashtu pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike. Dy punonjësit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Dhërmi/Informacion paraprak

Rreth orës 17:25, në Dhërmi, shtetasit A. M, E. H, dhe K. N, (pronari dhe 2 punonjës të një hoteli), dyshohet se duke punuar me ndriçimin e jashtëm të hotelit, aksidentalisht kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë janë dëmtuar. Të tre shtetasit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë, për tre shtetasit të cilët ranë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një hoteli në Dhërmi, ju informojmë se shtetasi A. M., rreth 40 vjeç, pronari i hotelit, ka ndërruar jetë për shkak të dëmtimeve, ndërsa dy punonjësit e dëmtuar do të transportohen për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë.

Poll

MOS HUMB