
TIRANË- Ora, valixhe me florinj, sasi të mëdha parash të fshehura në divanë e vazo të groposura, këto janë vetëm disa nga sendet e sekuestruara në banesat e bosëve të krimit që u kontrolluan në kuadër të operacionit të zhvilluar nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëri me dije se janë vënë në sekuestro në total 4.5 milionë euro pasuri ku përfshihen: 996,760 Euro cash; Sasi të konsiderueshme floriri dhe bizhuteri të shtrenjta; Ora të markave të shtrenjta me një vlerë të përafërt prej 500.000 Euro; Armë zjarri; Targa të përshtatura automjetesh; Automjete luksoze (nga të cilat 5 të blinduara me vlerë mbi 500,000 Euro);
Në total janë lëshuar 50 urdhërarreste, 14 prej tyre janë ekzekutuar në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona), Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).
Fotot nga sekuestrimet: