
TIRANË- Durim Bami një person me precedent penalë dhe objekti i dy grupeve kriminale të drejtuara nga Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka ka lidhur alancë me Leonard Dukën, armikun e përbetuar të bossit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur prej 9 gushtit të vitit 2022. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bën me dije se Bami e Duka kishin planifikuar eliminimin e Martinajt dhe të ish-deputetit Arben Ndoka. Në njoftim nuk jepen më shumë detaje.
Njoftimi:
Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi D. B., i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit E.M. dhe A.N. Grupi kriminal i drejtuar nga D.B., bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit E.M., dhe që drejtohet nga shtetasit L.D. dhe F.H., persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e E.M. dhe A.N. dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale.