Aktualitet

Sali Berisha 'gjen rrugën' për të 'shkuar' tek homazhet në nder të Ismail Kadaresë

Kështu, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi në emër të Berishës, shkroi në librin e kujtimeve mesazhin e liderit demokrat.

E.K
Sali Berisha 'gjen rrugën' për të 'shkuar'
Luçiano Boçi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte i pranishëm fizikisht këtë të mërkurë në homazhet shtetërore në nder të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, por me sa duket ka gjetur një mënyrë për të shprehur ngushëllimet e tij. Kështu, nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi në emër të Berishës, shkroi në librin e kujtimeve mesazhin e liderit demokrat.

“Në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha shprehim pikëllimin e madh për humbjen e gjeniut, figurës së ndritur, i cili me veprën e tij tejshkoi kohën, theu normat dhe tabutë ideologjike të socrealizmit dhe i dha letërsisë shqiptare dhe shpirtit shqiptar përmasë botërore! I paharruar do të mbetet Kadare dhe vepra e tij do ndikojë në shekuj shpirtin dhe krenarinë tonë”, shkruante Boçi/ZËRI

Poll

MOS HUMB