Aktualitet

Suko dhe kumbulla si kërcënim! Merret i pandehur Dragoviçi i Elbasanit, mesazhi në burg për Deliun dhe Spahiun

Ngjarja ka ndodhur në 8 Maj 2023, ku Daka është paraqitur në mesditë në ambientet e këtij burgu, duke i lënë njërin prej punonjësve të policisë, dy qese me kumbulla jeshile dhe një suko dardhe. Porosia ishte për Xhafer Deliun dhe Arben Spahiun (kunati i Erjon Alibej).

k.m.
Suko dhe kumbulla si kërcënim! Merret i pandehur Dragoviçi i
Ervis Daka dhe Arben Spahiu

TIRANË- Dy qese me kumbulla dhe një suko dardhe duket se kanë qenë "kod kërcënimi". Ervis Daka alias Dragoviç i ka dërguar pakon  të paraburgosurit për drogë, Xhafer Deliu në Bradashesh. Por ka përfunduar në pranga dhe është marrë i pandehur për akuzën e “Kanosjes për deklarime apo ekspertim dhe përkthim të rremë”. Lidhur me këtë çështje, siç bën me dije gazetari Elton Qyno për "OraNews", prokurorja Ermira Manelli ka kërkuar pushimin e çështjes. Vendimi final pritet të jepet nga gjyqtari Yrfet Shkreli.

Por si ka përfunduar pakoja në burg?

Ngjarja ka ndodhur në 8 Maj 2023, ku Daka është paraqitur në mesditë në ambientet e këtij burgu, duke i lënë njërin prej punonjësve të policisë, dy qese me kumbulla jeshile dhe një suko dardhe. Porosia ishte për Xhafer Deliun dhe Arben Spahiun (kunati i Erjon Alibej).

”…ditën e sotme rreth orës 12:00, ka ardhur polici sektorit që ishte me shërbim dhe më ka pyetur se: “A ke gjëra për të nxjerrë se kanë ardhur gjëra nga takimi…? Mirë i thashë se: “…s’kam gjëra për të nxjerrë…”. Aty kam shkuar dhe kam folur në telefon me familjen me nënën dhe ajo më tha se: “…do vij pasnesër, nuk të kam dërguar asgjë me asnjë njeri…”. Erdhi polici përsëri që ishte Shpëtimi i kontrollit të ushqimeve dhe më tha që të ka ardhur kjo qese. Unë e hapa qesen, ishin brenda tyre një qese me kumbulla dhe nje bidon i vogël uji, që kishte pak lëng frutash. I mora në dorë fillimisht, pastaj tek një letër që ishte brenda me emrin “Ervis Daka”. Sa pashë emrin e atij personit i ktheva mbrapsht kumbullat ku i thash policit: "…pse m’i sollët…?" dhe mu përgjigj se i kishte thënë Ervis Daka: "…çoja, do, s’do, ti jepja…".Mbas kësaj bisede, i thashë të vinte shefi i policisë dhe ja thashë se përveç familjes mos pranonin gjëra që vijnë për mua dhe i shkruaji tek blloku i vet…,”-tregoi Deliu.

Pasi kanë marrë frutat dhe pijet, Deliu dhe Spahiu kanë bërë menjëherë kallëzim, duke kërkuar Policinë që t'u merrte dëshminë brenda qelisë së burgut. Spahiu foli me emra dhe tha se dyshon se mesazhin e ka marrë nga Hajdar Çopja, Franc Çopja dhe Mikel Kamami.

“…në 8 Maj 2023 shokut tim të dhomës dhe njëkohësisht kushëririt, Xhaferr Deliu, i kanë ardhur dy qese kumbulla dhe një bidon uji boshatisur me dy gisht lëng me ngjyrë kremi. Xhaferri, nuk priste porosi nga shtëpia dhe kur ka hapur qesen me kumbulla, ka parë që ja ka sjellë Ervis Daka, pasi ishte e shkruar në letër. Xhaferri, e njeh si person por nuk ka shoqëri me Dakan. Por ne e dimë që ky person rri në Dubai me personat që në kemi hasmëri. Dyshojmë që mund të jetë ndonjë mesazh nga ata ose kumbullat, mund të kenë diçka që mund të na dëmtojnë…Mikeli është shoku i ngushtë i Ervisit, që na dërgoi dy qeset me kumbulla sot…”-ka deklaruar Arben Spahiu.

Lidhur me këtë ngjarje, për të cilën Prokuroria e Elbasanit kërkon pushimin e çështjes, vendimi nuk është marrë ende. Fjalën e fundit pritet që ta thotë gjyqtari Yrfet Shkreli./ZËRI

Poll

MOS HUMB