Aktualitet

“Mjekët të ftohtë”, djali i 63-vjeçarit që piu fotoksinë para SPAK: Injorimi i një njeriu në nevojë është i rëndë

Djali i të ndjerit tregoi në lidhje me kreditë, ku deklaron se i ati kishte një çantë me dokumenete dhe se shpesh punonjës të zyr

f.t
“Mjekët të ftohtë”, djali i 63-vjeçarit
Gledis Trashaj

TIRANË- Djali i Pal Trashajt, i cili i dha fund jetës përpara Prokurorisë së Posaçme ka treguar detaje nga nga ngjarja e rëndë. Gledis Trashaj në një intervistë për Breaking në Top News, tregoi se para se të shkonte në SPAK, i ati kishte pirë kafe me një shok. Ai u shpreh se u përball me një ftohtësi ekstreme të mjekëve të cilët u kujdesën për babanë e tij. Po ashtu djali i të ndjerit tregoi në lidhje me kreditë, ku deklaron se i ati kishte një çantë me dokumenete dhe se shpesh punonjës të zyrave të dhënies dhe mbledhjes së borxheve e telefononin pa numër.

“Një shok i tij që ka konsumuar kafen i ka thënë që do shkoj tek Spaku e do të mbaroj punë atje. Ai ka dokumente ka një çantë, nuk e kuptoj se si policia kriminale, e merrnin edhe pa numra këta të mikrokredive. Ai u injorua dhe injorimi i një njeriu në nevojë është gjëra më e rëndë, ti kalon në kaos psikologjik. Është një show horror, ku është problemi, shumë familje kanë të njëjtin problem, kjo nuk është individuale, jo më larg se sot më ka thënë që e kam edhe unë këtë problem. Unë jetoj jashtë erdha në shtëpi në orën 1 të natës. Ai ishte i intubuar kishte parametra jetësorë dhe më pas….po pres ekspertizën. Më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme, dhimbja këtu u trefishua, një nga familjarët ka bërë dhe video ku shikoja, shikohej qartë një ftohtësi ekstreme (e mjekëve). Thoshte jo jo është diçka e mbaruar, jashtë njerëzit thonë do ia dali, sikur e bënë fakt të kryer (vdekjen)”, tha ai.

Trashaj nuk ka mundur që të mbijetojë, pasi u dërgua dje pak pas mesdite në spital, pasi kishte pirë fostoksinë në hyrje të SPAK. Prej kohësh ai kërkonte një takim me kreun e SPAK Altin Dumani, për t’i shpjeguar atij, të gjithë zhvatjen që i ishte bërë nga kompania MCA, e cila merret me mbledhjen e kredive të këqija në vendin tonë./ZËRI

Poll

MOS HUMB