Aktualitet

Pal Trashaj vrau veten për një kredi...MCA gënjen: Ia kemi hequr sekuestron në 2023 (Si fshihen pas detajeve)

Disa orë më vonë, duket se MCA ka përpiluar një shkrim që e ka shpërndarë në media, të cilat i akuzon se përdorin emrin e institucionit me dashakeqësi, edhe pse aktualisht janë në skedën e Prokurorisë së Tiranës për mashtrim. Për më tepër që ishte vetë i ndjeri Trashaj, ai që i akuzonte publikisht se i kishin sekuestruar me pa të drejtë pasuritë.

k.m.
Pal Trashaj vrau veten për një kredi...MCA gënjen: Ia kemi hequr
Foto ilustruese

TIRANË- Vdekja e Pal Trashajt ka shokuar opinionin publik, pasi publikisht është shënuar viktima e parë e kompanive të mbledhjes së kredive të këqija. Edhe pse nuk duhet të operojnë më si kompani, sërish "MicroCreditAlbania" ka gjetur një mundësi reagimi për 63-vjeçarin që zgjodhi t'i jepte fund jetës duke pirë fotoksinë para dyerve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por fatkeqësisht ndërroi jetë sot në mëngjes në spital. Disa orë më vonë, duket se MCA ka përpiluar një shkrim që e ka shpërndarë në media, të cilat i akuzon se përdorin emrin e institucionit me dashakeqësi, edhe pse aktualisht janë në skedën e Prokurorisë së Tiranës për mashtrim. Për më tepër që ishte vetë i ndjeri Trashaj, ai që i akuzonte publikisht se i kishin sekuestruar me pa të drejtë pasuritë. Në shkrimin e tyre të gjatë, ku kanë bashkangjitur dokumentat që kanë lidhur me të dhënat e viktimës (i cili fatkeqësisht nuk mundet që të replikojë më), nisin me një sqarim sesi funksionojnë në vend kompanitë e mbledhjes së kredive të këqija.

Pal Trashaj vrau veten për një kredi...MCA gënjen: Ia kemi hequrPal Trashaj vrau veten për një kredi...MCA gënjen: Ia kemi hequrPal Trashaj vrau veten për një kredi...MCA gënjen: Ia kemi hequr

Pal Trashaj vrau veten për një kredi...MCA gënjen: Ia kemi hequrPal Trashaj vrau veten për një kredi...MCA gënjen: Ia kemi hequrPal Trashaj vrau veten për një kredi...MCA gënjen: Ia kemi hequr

 

Madje me mburrje shkruajnë se falë tyre në vend u ul numri i kredive të këqija, nga 25 në 4%.

"Na ka bërë shumë përshtypje që ndonëse një numër i konsiderueshëm mediash publike kanë drejtuar gishtin mbi ne sa i takon rastit fatkeq të z.Pal Trashaj, deri në momentin e hartimit të kësaj deklarate asnjë media dhe asnjë gazetar nuk  i është drejtuar institucionit tonë për shpjegime apo sqarime mbi praktikën e z.Pal Trashaj,"-shkruan MCA, kur në fakt ishte vetë i ndjeri që i akuzonte për padrejtësi, madje dhe u vetëflijua për pretendimet e tij që nuk i dëgjoi askush veç mediave.

Më tej, vazhdojnë duke shkruar se që prej janarit 2023 kishin urdhëruar heqjen e sekuestrove mbi llogaritë dhe asetet e të ndjerit, duke pretenduar se kishte 18 muaj "i lirë" pa asnjë bllokim.  Më pas, "topin" e kalojnë tek drejtësia, duke u shprehur se Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë ka mbrojtje për kreditorët e këqinj. Siç supozohet të jetë në këtë rast 63-vjeçari. 

"Kompania jonë ka asgjesuar tërësisht ekzistencën e “arkës së kompanisë”, pra kompania jonë nuk ka fare arkë ku mund te shlyhen detyrimet. Këtë vendim drastik ne e kemi ndërrmarë që në fillim pikërisht me qëllimin që të mos kishte asnjë shteg apo mundësi që kredimarrësit me probleme të hynin në tentativa për favore me punonjësit tanë jashtë kornizës ligjore apo te keqinterpretohej procesi shlyerjes se borxheve. Ka zero mundësi ligjore që kompanitë e likujdimit të borxheve të këqija apo përmbaruesit të mbajnë peng ose të luajnë me faktorin “zvarritje” në kurriz të kredimarrësit. Për sa më sipër, garantojmë të gjithë qytetarët e indinjuar ndoshta me të drejtë se kompania MCA në asnjë moment nuk ka tejkaluar kompetencat e saj,"-shkruhet ndër të tjera në reagimin zyrtar të MCA.

Pra, e thënë shkurt: Pal Trashaj sipas MCA ka keqkuptuar gjithçka dhe të gjitha pasuritë dhe asetet nuk i ka pasur në sekuestro, por gjithsesi ka vendosur që t'i marrë jetën vetes. Gjithmonë sipas MCA, pasi i ndjeri deri në momentet e fundit të jetës kërkoi të drejtën e tij, edhe përballë SPAK. Teksa MCA pretendon se e ka hequr sekuestron ndaj Trashajt, nuk sqarojnë asgjë për marrëveshjen lidhur me kredinë e re që 63-vjeçari kishte marrë dhe çfarë statusi kishte. Gjithë çfarë kanë bërë është mbivendosja e informacioneve të parëndësishme dhe fshehja pas detajeve.

REAGIMI I MCA: 

Duke marrë shkas nga ngjarja fatkeqe e zotit Pal Trashaj, së pari dëshirojmë të shprehim hidhërimin dhe befasinë tonë mbi humbjen e jetës duke i përcjellë ngushëllimet familjarëve dhe gjithë të dashurve të tij. Akti vetëmohues i zotit Trashaj përveç tragjedisë dhe dhimbjes që ka shkaktuar te të shtrenjtët e tij, rezulton se po keqpërdoret për spekulime dhe linçim mediatik ndaj subjektit tonë tregtar, kompanisë Micro Credit Albania (MCA). Të gjendur në këto rrethana befasuese dhe të pazakonta për ne, dëshirojmë që menjëherë dhe në mënyrë shteruese të bëjmë të ditur pozicionin tonë.

Kjo deklaratë e jona është e konceptuar në tre skedarë. Skedari i parë është sqarimi elementar dhe i kuptueshëm për këdo i mënyrës se si funksionon sistemi i shlyerjes së borxheve të këqija. Skedari i dytë është dokumenti bashkëlidhur këtij e-mail-i me emërtesën “MEMO Subjekti Pal Trashaj ” ku në mënyrë kronologjike shpjegohet çfarë ka ndodhur procedurialisht me këtë subjekt. Skedari i tretë janë dokumentet që vërtetojnë referencat e MEMO-s, këto dokumente janë në format PDF me emërtesat përkatëse.

Duke vijuar me sqarimin elementar së pari për ta bërë fabulën më të kuptueshme për të gjithë vlen të theksohet se të gjithe kompanitë e mbledhjes së borxheve të këqija operojnë në tregun shqiptar prej afro një dekade bazuar në një paketë aktesh ligjore dhe nën/ligjore të  votuar nga ligjvënësi. Futja në lojë e kompanive që mbledhin borxhet e këqija, ka qenë një projekt i konceptuar dhe i kërkuar me këmbëngulje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Të paktën deri në vitin 2012, bankat në Shqipëri apo institucionet e kreditimit kishin një nivel të borxhit të keq ose të kredive të këqija që shkonte deri në 25%. Ky prag ishte shumë i lartë dhe në raportet e auditimit ndërkombëtar i ekspozonte bankat shqiptare jo vetëm si të paafta për të vijuar me kreditimin e projekteve të mëdha, por nga ana tjetër i damkoste ato si institucione me risk të lartë. Për të bërë shkëputjen e këtij problemi nga bankat, FMN sugjeroi dhe kërkoi me këmbëngulje që në treg të hynin faktorë të rinj të specializuar në zgjidhjen e këtij problem, duke konceptuar dhe krijimin e këtij tregu të ri që lidhet posaçërisht me likujdimin e kredive të këqija.

Pasi u strukturua ky treg, niveli i kredive të këqija të bankave ra në mënyrë drastike, nga 25% shkoi në 4%. Bankat dhe institucionet e kreditimit rregulluan performancën në letra, por problem i kredive të këqija ishte sërish aty, sërish prezent, mali me probleme thjesht do menaxhohej nga kompanitë tona. Në bazë të kornizës ligjore, kompania jonë dhe gjithë kompanitë e tjera që funksionojnë në këtë treg, hyjnë në ankand për t’u blerë kreditë e këqija bankave ose institucioneve të tjera kredituese.

Pasi ne i blejmë këto kredi në ankand, ndjekim një procedurë strikte ligjore e cila ka për garant gjykatat e shtetit. Pra në asnjë rast, subjektet tona private nuk kanë asnjë tagër që të urdhërojnë ekzekutime përmbarimi me konservim apo sekuestro, pa folur gjykata dhe pa patur verdiktin e gjyqësorit. Kompanitë e likujdimit të kredive të këqija si MCA (aktualisht jane 5 kompani te tilla dhe sulmohet vetem njera prej tyre), nuk kanë asnjë kontratë direkte me subjektet kredimarrëse, gjykata nga ana e saj shqyrton kontratën që këta kredimarrës kanë patur me bankat fillestare apo institucione të tjera të kreditimit. Ne jemi thjesht ekzekutues të verdiktit gjyqësor dhe këtë tagër na e jep korniza kushtetuese  dhe ligjore e Republikës së Shqipërisë. Cilido pretendim që vë në dyshim rregullat e kësaj loje, është pretendim që i duhet drejtuar ligjvënësit, pasi ne jemi institucione ekzekutuese dhe ligjzbatuese, ne e zbatojmë ligjin, nuk mundemi dot ta shqyrtojmë apo ta rishikojmë atë. Na ka bërë shumë përshtypje që ndonëse një numër i konsiderueshëm mediash publike kanë drejtuar gishtin mbi ne sa i takon rastit fatkeq të z.Pal Trashaj, deri në momentin e hartimit të kësaj deklarate asnjë media dhe asnjë gazetar nuk  i është drejtuar institucionit tonë për shpjegime apo sqarime mbi praktikën e z.Pal Trashaj.

Të gjendur në këto kushte dëshirojmë të bëjmë të ditura botërisht këto evidenca lehtësisht të verifikueshme: a)    Që prej janarit 2023 është urdhëruar me vendim të përmbaruesit heqja e të gjithe sekuestrove konservative mbi llogaritë dhe asetet e subjektit Pal Trashaj. Z.Pal Trashaj kishte 18 muaj pa asnjë bllokim. b)   Kompania MCA ka zbatuar në mënyrë të përpiktë dhe të dokumentuar të gjithë procedurën dhe etapat e njoftimeve të subjektit sikurse gërma e ligjit na e imponon. c)     Çdo veprim shtrëngues apo lehtësues ndaj subjektit është i bazuar strikt në detyrat që na ka përcaktuar vendimi gjyqësor përkatës. d)   Kompania jonë ka asgjesuar tërësisht ekzistencën e “arkës së kompanisë”, pra kompania jonë nuk ka fare arkë ku mund te shlyhen detyrimet. Këtë vendim drastik ne e kemi ndërrmarë që në fillim pikërisht me qëllimin që të mos kishte asnjë shteg apo mundësi që kredimarrësit me probleme të hynin në tentativa për favore me punonjësit tanë jashtë kornizës ligjore apo te keqinterpretohej procesi shlyerjes se borxheve. e)    Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë në ndryshim nga shumica e kodeve të BE-së krijon një mbrojtje ekstraligjore për kreditorët e këqinj. Në Shqipëri me vetëm 200 lekë mund të ngresh një padi kundërshtuese ndaj veprimeve te Përmbaruesit dhe gjykata ka vetëm 20 ditë kohë të shprehet me vendimin perkates per anullimin e veprimeve permbarimore. Me të gjithe paditë e tjera, tarifat dhe afati ligjor janë më të dizfavorshme për paditësin. Në këtë kuptim, ka zero mundësi ligjore që kompanitë e likujdimit të borxheve të këqija apo përmbaruesit të mbajnë peng ose të luajnë me faktorin “zvarritje” në kurriz të kredimarrësit.

Për sa më sipër, garantojmë të gjithë qytetarët e indinjuar ndoshta me të drejtë se kompania MCA në asnjë moment nuk ka tejkaluar kompetencat e saj. Sa i takon mediave që nuk kanë qëllime linçuese apo intimiduese për përfitimet personale, i ftojmë të konsultojnë shtojcat bashkëlidhur këtij e-mail-i ku gjendet bashkëlidhur memo shpjeguese dhe dokumentacioni përkatës. Si dhe, janë të lutur të na kontaktojnë e të na drejtohen për informacion mbi çdo detaj që ato e gjykojnë me rëndësi për raportimin professional të asaj që ka ndodhur./ZËRI

Poll

MOS HUMB