Aktualitet

Me 16 profile bënte thirrje pro ISIS, dënohet 3 vite burg Gentjan Çollaku

I riu nga Kavaja kishte hapur disa profile në rrjetet sociale dhe lavdëronte veprimet e ISIS. Ai mbahej në vëzhgim nga agjentët e antiterrorit.

D.XH
Me 16 profile bënte thirrje pro ISIS, dënohet 3 vite burg Gentjan
Gentjan Collaku

TIRANË – Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg Gentjan Çollakun, i cili akuzohet për veprën penale “nxitja dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar dhe Çollaku do të qëndrojë në qeli 2 vite e 8 muaj burg. SPAK kishte kërkuar në pretencë dënimin me 4 vite e 6 muaj burg të Çollakut.

Gentjan Çollaku nga Kavaja u arrestua nga antiterrori, pasi bënte thirrje për terrorizëm.

Ai ishte mbajtur në vëzhgim prej një kohe të gjatë nga autoritetet. GJKKO pranoi kërkesën e SPAK dhe i caktoi të pandehurit masën e sigurisë “arrest me burg”.

Çollaku kishte hapur 16 profile në rrjetet sociale dhe bënte thirrje pro ISIS dhe kundër koalicionit global antiterrorizëm./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB