
ELBASAN-Një grup prej 7 personash ka rënë në pranga, pasi akuzohen se përmes mashtrimit i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 3 milionë eurosh. Hetimet për grupin që u vendos në pranga mbrëmjen e djeshme kanë nisur që para 5 muajsh nga Prokuroria e Elbasanit, e është zbuluar se aktiviteti i tyre shtrihej kryesisht në tre qytete, Elbasan, Tiranë dhe Durrës.
Paraprakisht është mësuar se të arrestuarit, pasi gjenin biznese të ndryshme, "prisnin" fatura fiktive. Ndaj dhe të gjithë janë nën akuzë për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" dhe "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar".
EMRAT E TË ARRESTUARVE:
-
Abuzime me TVSH, 'valë' arrestimesh në Tiranë (Emrat)
1 Nëntor, 19:13
Adnand(Andrew) Progri, lindur në Peqin dhe banues në Tiranë;
Nezir Beqiri, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë;
Erion Satka, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë;
Sajmir Xhafa, lindur dhe banues në Tiranë;
Julian Kalo, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë;
Teidi Doraci, lindur dhe banues në Durrës;
Aldo Mazzarela shtetas italian;
Lajmet për arrestimet u raportuan dje nga Zëri.ai, ndërsa deri më tani, ende nuk ka një komunikim zyrtar nga Prokuroria e Elbasanit që të zbulojë më shumë detaje lidhur me skemën e mashtrimit të të prangosurve./Zëri.ai