Aktualitet

"Baza" në Fushë Kuqe, Aleks Lulashi: Blej dhe shes, s’kam lidhje me grupet kriminale

Aleks Lulashi është shprehur se prej shumë vitesh blinte dhe shiste sende të ndryshme.

f.t
"Baza" në Fushë Kuqe, Aleks Lulashi: Blej dhe shes,
Aleks Lulashi

FUSHË KUQE- Aleks Lulashi, i cili kishte në pronësi një banesë, e cila shërbente si bazë ku furnizoheshin me mjete grupe kriminale, ka pranuar posedimin nga ana e tij të sendeve të gjetura brenda banesës në fshatin Gurez të Njësisë Administrative Fushe-Kuqe në Kurbin.

Në dëshminë e dhënë në polici pas arrestimit, 40-vjeçari është shprehur se prej shumë vitesh blinte dhe shiste sende të ndryshme, por duke mohuar të ketë lidhje me grupet kriminale.

Banesa në emër të Lulashit, edhe pse e pabanueshme ishte kthyer në bazë nga grupet kriminale për të futur mjetet e vjedhura. Pasi vidheshin, atje mjeteve u ndryshohej dhe numri i shasisë. Gjatë kontrollit në banesën e Lulashit u gjetën 1 automjet, 5 motorë, 4 targa, tritol, kapuçë, doreza dhe veshje për kamuflazh, të cilat ai do t’ua shiste grupeve kriminale për t’i përdorur në atentate dhe ngjarje të tjera të rënda. Mjetet, motorët e targat, rezultojnë të vjedhura.

40-vjeçari Aleks Lulashi u arrestua në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ai akuzohet për mbështetje në ngjarje kriminale dhe sigurimin e mjeteve për vrasje.

Poll

MOS HUMB