Aktualitet

"Alarm, po rrëmbehet një fëmijë!", Policia Shkodër përgënjeshtron lajmet

Po këto burime kanë siguruar për ZËRI-n dhe një foto nga bisedat e prindërve në rrjetin WhatsApp ku bëjnë thirrje për kujdes pasi një furgon ishte parkuar para Gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në kohën kur disa fëmijë do të dilnin nga kursi i basketbollit. 

E.K
"Alarm, po rrëmbehet një fëmijë!", Policia
Foto ilustruese

SHKODËR- Drejtoria e Policisë së Shkodrës ka përgënjështruar mbremjen e kësaj të marte lajmet se një fëmijë do të rrëmbehej në ambientet e shkollës nga një furgon i parkuar aty pranë. Për mediat, ata shprehen se pas verifikimeve ka rezultuar se automjeti në fjalë shërben për transportimin e nxënësve dhe se drejtuesi i automjetit është i punësuar nga institucioni përgjegjës.

Burime për ZËRI-n në Policinë e Shkodrës bëjnë me dije se nuk kemi të bëjmë me asgjë konkrete për thjeshtë me biseda që bëhen në grupet e prindërve dhe që më pas shpërndahen në mediat online. Ndërkohë që furgoni që pretendohej se do të rrëmbente një fëmijë nuk ka lidhje me ngjarjen. Po këto burime kanë siguruar për ZËRI-n dhe një foto nga bisedat e prindërve në rrjetin WhatsApp ku bëjnë thirrje për kujdes pasi një furgon ishte parkuar para Gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në kohën kur disa fëmijë do të dilnin nga kursi i basketbollit. 

Kjo ka bërë që prindërit të shqetësohen ndërkohë që siguria në shkolla është rritur. Mësuesit u kanë bërë thirrje prindërve që të vijnë ti marrin vetë fëmijët nga shkolla. 

"Alarm, po rrëmbehet një fëmijë!", Policia
Biseda

NJOFTIMI I POLICISË:

Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Në lidhje me një lajm që qarkullon në disa media lokale dhe rrjete komunikimi, në qytetin e Shkodrës, për një automjet furgon me të cilin pretendohet se do të rrëmbehej një fëmijë, ju sqarojmë se ky lajm është i pavërtetë.

Pasi kanë marrë dijeni për këtë lajm, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë kryer të gjitha veprimet hetimore nga të cilat ka rezultuar se automjeti në fjalë shërben për transportimin e nxënësve dhe se drejtuesi i automjetit është i punësuar nga institucioni përgjegjës.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për mediat dhe qytetarët që të mos shpërndajnë lajme të tilla që përhapin panik te prindërit dhe fëmijët, si dhe në çdo rast nevoje për informacion apo për denoncim, të telefonojnë në numrin 112 ose të paraqiten në ambientet e Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm, konform ligjit./ZËRI

Poll

MOS HUMB