
BELSH- Banorët e Deshiranit në Belsh kanë kundërshtuar këtë të enjte një vendim të Këshillit Bashkiak të Belshit për dhënien me qira të një sipërfaqeje pyjore në fshat. Ata ishin ftuar nga zyrtarët e bashkisë në një dëgjesë publike, por tonet janë ngritur ndërsa takimi ka dështuar.
Banorët shprehen se pylli shfrytëzohet për nevojat e ekonomisë së tyre dhe nuk do të pranojnë që t`i jepet për subjekteve private. Ndërkohë paralajmëruan për nisjen e protestave nëse, bashkia nuk heq dorë nga vendimi. Kërkesa e tyre për të qenë I pranishëm në dëgjesë dhe kryebashkiaku, Arif Tafani nuk u realizua, pasi ky i fundit nuk mori pjesë.
“Këtu në Shqipëri kanë kaluar shumë sisteme, shumë pushtues, asnjërit nuk i ka shkuar mendja të shesin pyllin”, tha një banor.
“Sot ta marri një njeri këtë, sot ky fshat është i vdekur”, tha një tjetër./ZËRI