Aktualitet

Përplasi gruan me makinë dhe kërcënoi se do e vriste, shqiptari në Greqi do akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë fakti se shqiptari, nuk e pranonte ndarjen nga gruaja.

E.K
Përplasi gruan me makinë dhe kërcënoi se do e vriste,
Foto ilustruese

GREQI- 41-vjeçari, i cili përplasi me makinë ish-gruan e tij në Selanik dhe e kërcënoi se do ta vrise është dërguar këtë të hënë në Prokurori ku i janë komunikuar akuzat ndaj tij. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije akuzohet për dhunë në familje dhe tentativë vrasjeje. Ndërkohë, 41-vjeçari është akuzuar edhe në të shkuarën për tentativë vrasjeje ndaj gruas së tij dhe pasi ka dëshmuar para hetuesisë është lënë i lirë me kushte shtrënguese.

Sipas informacioneve të protothema.gr, një tjetër element tronditës i rastit të dhunës në familje që shqetëson autoritetet në Selanik, është se një ditë para sulmit, 41-vjeçari kishte dalë në det me katër fëmijët e tyre të mitur dhe aty u kishte thënë se do të vriste nënën tyre.

"Unë do të vras ​​nënën tuaj, por ju nuk do t'ju mungojë asgjë," u ka thënë ai fëmijëve.

Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë fakti se shqiptari, nuk e pranonte ndarjen nga gruaja.

Lidhur me mbrëmjen e së dielës ku ndodhi ngjarja e dytë, gruaja tregoi se si u kthye nga puna dhe po shkonte me motoçikletën e saj në shtëpi, kur papritmas pa një makinë që po vinte drejt saj. Pasi e ka goditur me grusht dhe e ka hedhur në asfalt, 41-vjeçari ka nisur ta shajë. Më pas e goditi në shpinë, e tërhoqi për flokë dhe menjëherë pas kësaj e kapi fort për qafe. Në gjendje shoku, gruaja tentoi ta largohej, ndërsa për fat në vendngjarje ndodhi një shoqe e saj e cila e ndihmoi të shpëtonte nga duart e 41-vjeçarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB