
FIER- Petrit Jaupaj, 60 vjeç, vendosi ti japë fund jetës pranë varrit të bashkëshortes së tij në varrezat e qytetit të Ballshit. Petriti, mësues i lëndës së biokomisë në shkollën 9-vjeçare "5 shkurti", jetonte vetëm prej 1 viti e gjysmë, kohë kur bashkëshortja e tij ishte ndarë nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë.
Sot, mësuesi u gjet i pajetë pranë varrit të saj, pasi konsumoi një sasi medikamentesh për ti dhënë fund jetës.
Ngjarja ka shkaktuar trishtim në të gjithë qytetin e vogël të Ballshit, ndërsa banorët thonë për mediat lokale se Jaupaj ishte në gjendje të rënduar emocionale që prej momentit kur e shoqja ndërroi jetë./Zëri