
DUKAGJIN- Banorët e Dukagjinit vijojnë të mbetën të bllokuar. Pas rifillimit të punimeve, hapja e rrugës së Dukagjinit mbetet ende larg. Punimet u ndërprenë pas një aksidenti tragjik ku për shkak të rrëshqitjes së dherave humbi jetën një eskavatorist.
Banorët shprehen të zhgënjyer për ritmin e punimeve pasi sipas tyre kanë mbetur të izoluar. E vetmja mënyrë kalimi është përmes gurëve, duke rrrezikuar kështu dhe jetën. Nga kantieri i punimeve, Fatbardh Halili, teknik i firmës kontraktuese shprehet se për hapjen e rrugës po pritet ndërhyrja e forcave të specializuara të xhenios në Tiranë për të bërë minosjen dhe më pas shpërthimim e komanduar të masivit shkëmbor.
Fatbardh Halili: Po bëjmë disa vende ku është shembur pjesa e skarpatës, po pastrojmë deri në momentin që të lirohet pjesa e rrugës, të bëhen minat dhe të lirojmë rrugën për Dukagjin. Reshjet krijojnë vazhdimisht sidomos këtë dimër do të krijojnë shqepje të shkëmbinjve pjesa që është e rrëshqitshme, varet tek struktura e tokës.
Deri në këtë ndërhyrje banorëve të Dukagjinit do u duhet të ecin kilometra të tërë në këmbë në mes të motit të keq që ka mbërthyer vendin dhe rreziqeve të rrugës. Dhe më herët banorët kanë protestuar për mungesën e rrugës, që sipas tyre, gjatë viteve ka marrë me dhjetëra jetë njerëzish. Rruga lidh 34 fshatra të zonës me Shkodrën dhe u shërben rreth 17 banorëve./Zëri.ai