Aktualitet

Balluku: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

Ndërkohë për furrat e bukës që kanë edhe pastiçeri çmimi do të jetë 9.5 lekë kw/h, ndërsa për furrat e bukës që kanë pastiçeri dhe bar-kafe, 12 lekë/kilovat-orë.

a.l
Balluku: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për
Belinda Balluku në Lushnje

LUSHNJE- Zëvendës kryeministrja dhe njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka së bashku me administratorin e OSHEE, Enea Karakaçi, përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave ishin në Lushnje, të shoqëruar edhe nga kryebashkiakja Eriselda Sefa, ku vizituan një prej furrave të bukës, me një eksperiencë të gjatë, që ushtron aktivitetin në këtë qytet. Balluku thotë se çmimi i energjisë nuk do të ndryshojë për furrat e bukës, duke mbetur 7.5 lekë/kilovat-orë.

Ndërkohë për furrat e bukës që kanë edhe pastiçeri çmimi do të jetë 9.5 lekë kë/h, ndërsa për furrat e bukës që kanë pastiçeri dhe bar-kafe, 12 lekë/kilovat-orë. Sipas ministres Balluku, ky është një çmim i subvencionuar dhe që ofron një konkurrencë të drejtë, pasi prej kohësh ka patur një shqetësim nga furrat e bukës, ku si furrat e bukës, ashtu dhe furrat e bukës me pastiçeri e bar-kafe kanë patur të njëjtin çmim energjie.

“Ne vendosëm ta nisim nga Lushnja këtë takim me furrat e bukës. Kemi bërë një rishikim dhe ri rregullim të çmimit për shkak të një shqetësimi të ngritur nga shoqatat e furrave të bukës. Vendosëm të marrim disa masa për furrat e bukës, duke i’u ruajtur çmimin me 7.6 lekë/kilovat-orë, aq sa e keni patur. U përfol se u rrit, por nuk është rritur. Kemi kategorizuar të gjitha ato furra buke, që janë kthyer dhe në pastiçeri me kalimin e kohës, madje ato e kanë 9.5 lekë/kilovat-orë dhe ata që kanë bërë dhe pastiçeri dhe bar kafe me 12 lekë/kilovat-orë”, tha Balluku. 

Më 18 Mars, ministrja Belinda Balluku njoftoi vendimin për ndryshimin e çmimit të energjisë. Çmimi prej 7.6 lekë kilovati do të jetë në fuqi vetëm për furrat që prodhojnë bukë. Ndërkohë për furrat që kanë pastiçeri dhe kafe çmimi do të jetë 12 lekë kilovati. Për furrat që do të jenë edhe pastiçeri, çmimi do të jetë 9 lekë kilovati. Kreu i OSHEE-së tha se ka pasur abuzime nga ana e furrave të bukës, dhe për këtë shkak do të rritet dhe çmimi i energjisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB