
TIRANË- Arrestimet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë tronditur sot kompaninë "5D", duke vendosur në pranga dy ish-drejtorë të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qaton dhe Redian Mollën. Sipas SPAK, arrestimet kanë ardhur si pasojë e denoncimit që kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka bërë disa muaj më parë.
Në një deklaratë të bërë nga selia blu, Belind Këlliçi tha se drejtori në Inspektoriatin e Mbrojtes së Territorit, Mariglen Qato ka punësuar familjarët e tij në disa sektore në Bashkinë e Tiranës, ndaj dhe si pasojë ka përfituar dhjetëra tendera me kompaninë e tij "5D". Këto tendera, sipas SPAK, ishin dhënë duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta kompanisë. Madje, në disa raste, vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

Vetëm në 2 raste ka dëshmuar SPAK, por mund të ketë edhe të tjera.
Por cilat janë disa nga tenderat që ka fituar kompania? Sa ka fituar?
ME FOTO MË POSHTË TENDERAT E FITUAR:
Numrin dhe fitimet SPAK nuk i specifikon, por Partia Demokratike pretendon se janë 29 kontrata publike, duke përfituar 25.166.588 euro (pa TVSH). Tenderat kryesisht i kishin marrë nga: Bashkia Tiranë, UKT, OSHEE dhe ARRSH. Në disa raste, tenderat i kanë marrë vetë, ndërsa në të tjera, me bashkim operatorësh.
Një ndër këto tendera, është rasti i ‘Ndërtimit te Pedonales dhe krosisë së biçikletave në liqenin e thatë me vlerë rreth 580 mijë euro me TVSH, projekt i cili u denoncua nga Belind Këlliçi gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2023, e cila deri në atë periudhë ende nuk kishte përfunduar. Tenderat publikë që ka marrë e kanë rritur, duke e "nxitur" kompaninë që të investojë edhe në sektorin e ndërtimit. Disa zona për ndërtim i kanë marrë në Yzberisht, Kinostudio, etj./ZËRI