Ekonomi

Rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës që janë edhe pastiçeri

Sipas OSHEE-së furrat e bukës kanë abuzuar me aktivitetin e tyre

E.K
Rritet çmimi i energjisë për furrat e bukës që
Drejtuesit e oshee

TIRANË- OSHEE ka vendosur rritjen e çmimit të energjisë për furrat e bukës, që kanë si aktivitet të tyre dhe pastiçerinë dhe konsumin e kafes.

Në një takim që ka pasur me drejtues të OSHEE-së por edhe përfaqësues të sektorit të prodhimit të bukës, ministrja Belinda Balluku njoftoi vendimin për ndryshimin e çmimit të energjisë.

Çmimi prej 7.6 lekë kilovati do të jetë në fuqi vetëm për furrat që prodhojnë bukë.

Ndërkohë për furrat që kanë pastiçeri dhe kafe çmimi do të jetë 12 lekë kilovati.

Për furrat që do të jenë edhe pastiçeri, çmimi do të jetë 9 lekë kilovati.

Kreu i OSHEE-së tha se ka pasur abuzime nga ana e furrave të bukës, dhe për këtë shkak do të rritet dhe çmimi i energjisë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB