Aktualitet

'Babi e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht', zbardhet DËSHMIA e djalit të madh të Bedrie Lokës

Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ai ka deklaruar se babai i tij, Xhemal Loka e ofendonte me fjalët më të rënda nënën e tyre ndërsa e dhunonte si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht. 

E.K
'Babi e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht', zbardhet DËSHMIA
Xhemal Loka dhe Bedrie Loka

TIRANË- Zbardhet dëshmia e djalit të madh të Bedrie Lokës, 41-vjeçares, e cila u vetëvra duke pirë fotoksinë katër ditë më parë në Sukth të Durrësit. Para oficerëve të Policisë Gjyqësore, ai ka deklaruar se babai i tij, Xhemal Loka e ofendonte me fjalët më të rënda nënën e tyre ndërsa e dhunonte si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht. 

"Babai në mënyrë sistematike ka dhunuar nënën fizikisht dhe psikologjikisht. Babai e ofendonte nënën me fjalët më të rënda të mundshme”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë para hetuesve ka dhënë dëshminë e tij dhe Xhemal Loka. Ky i fundit ka mohuar të ketë gisht në ngjarje, duke deklaruar se vetëvrasja e Bedrie Lokës erdhi për shkak të bullizimit në rrjetin social Tik Tok. Ndërsa ka pranuar se kishin konflikte në familje, por duke shtuar se ishin konflikte si në çdo familje tjetër. 

Bedrie Loka i dha fund jetës katër ditë më parë, pasi dyshohet se ka qenë e dhunuar nga i shoqi. Xhemal Loka u vu në prangat e policisë mëngjesin e të shtunës, pasi 4 fëmijët e çiftit dëshmuan në polici dhunën e vazhdueshme që babai ushtronte ndaj nënës së tyre. E para që ka folur në polci ka qenë vajza e madhe e çiftit, e cila ishte martuar vetëm pak kohë më parë. Në datën 27 Dhjetor, rreth një javë para vdekjes së Bedrie Lokës, bashkëshorti i saj, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi, i kishte vendosur thikën në fyt 41-vjeçares. Në banesë u gjet dhe një armë zjarri e vjetër, si dhe u sekuestrua telefoni i bashkëshortit./ZËRI

Poll

MOS HUMB