Aktualitet

Arrestimi i Çyrbjas, Rama: Përgjigjem vetëm për punën time

Çështja e Çyrbjas, ai nënkuptoi se është në duart e drejtësisë.

F.m
Arrestimi i Çyrbjas, Rama: Përgjigjem vetëm për punën
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka preferuar të mos e komentojë arrestimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama është shprehur se ai mund të përgjigjet vetëm për detyrat e tij dhe jo të të deputetëve të tjerë. Çështja e Çyrbjas, ai nënkuptoi se është në duart e drejtësisë.

Pjesë nga intervista:

Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje e fundit lidhur me këtë kapitull. A përbën një fakt të rëndë që ish deputeti juaj Jurgis Çyrbja, sipas hetimeve deri tani, rezulton të jetë katapultuar në pjesën e sipërme të listave për deputetë me mbështetjen e krimit të organizuar?

Kryeministri Rama: Së pari, përsëri më bëni një pyetje që përgjigjen e ka marrë, e mori dhe këtu dhe është e kotë që të kërkoni një përgjigje tjetër. Kështu që, këto janë tërësisht pa lidhje me detyrat e mia dhe me funksionet e mia. Unë thjesht përgjigjem për punën time, për detyrën time. Detyra ime nuk është, që të bëj punët e një pushteti tjetër të pavarur.

Çyrbja është vënë në pranga. Sipas SPAK, rezulton se ish-deputeti ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky EÇ” me persona të shpallur në kërkim. Gjithashtu, Çyrbja akuzohet se ka siguruar strehë për Altin Hajrin, një person që është shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës si dhe ka informuar subjekte të drejtësisë për lëvizjet e operacionet e Policisë së Shtetit, në mënyrë që tu shpëtonin prangave. Një prej tyre është edhe Kreshnik Farruku alias Kreshnik Budlla. Bashkë me Çyrbjan u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha. Çyrbja akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Poll

MOS HUMB