
TIRANË- Arben Kraja la detyrën gati një vit më parë, por para se të largohej la një dosje gati për ekzekutim mbi tavolinë. Ish-kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja la gati të gjithë urdhërin për arrestimin e dhëndrit të ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, Jamarbër Malltëzi.
Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën. Masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit vjen pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me hetimet e kryera mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla, aktualisht ministri i Brendshëm. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mesa duket SPAK ka gjetur shkelje ligjore ndaj edhe ka "prerë" fletë-arrestin./Zëri.ai