
TIRANË- Arjana Strakosha mban prej vitesh funksionin publik si zëvëndësdrejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke shërbyer për pacientët në shërbimin e Nefrologjisë dhe Hemodializës. Por duket se nuk ka pasur mision vetëm kaq gjatë detyrës së saj. Në detyrën e saj, aq sa ka mundur ka ndihmuar edhe të birin, Arbër Teqja për të marrë tendera përmes 2 kompanive të tij. Ky i fundit është arrestuar në vitin 2015 si pjesë e një skemë mashtrimi, duke u akuzuar se kishte vjedhur para publike me receta fiktive, të cilat i kishte nënshkruar ë bashkëpunim me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësore.

Por pasi kreu dënimin e tij, Teqja vendosi që të t'i futej botës së biznesit për duke gjetur edhe fijet e duhura për t'u lidhur.

KOMPANITË E TEQJAS
39-vjeçari, Teqja është pronar me 70 % të aksioneve i kompanisë së grumbullimit, perpunimit, transportit dhe asgjesimit të mbetjeve spitalore ECO RICIKLIM, por jo vetëm.
Ai ka blerë edhe aksione në kompanië MSE (ish “ASHLAR Group”), e cila ka si objekt import-eksport dhe tregtim me shumicë dhe pakicë të instrumentave dhe pajisjeve shendetësore dhe medicinale, sanitare etj.
Teqja bleu për vetëm 1 milionë lekë të vjetra 51% të aksioneve të kompanisë "ECO RICIKLIM" në dhjetor 2020. Çmim jo i keq për të blerë aksionet e një kompanie që do të siguronte miliona të tjera me tenderat që do të merrte nga Shëndetësia. Shumë shpejt, kompania e shtriu veprimtarinë e saj në spitalin e Vlorës, Fierit, Elbasanit dhe në atë të Traumës në Tiranë, duke grumbulluar kështu shpejt mbi 1 milion euro. Shumë, shumë herë më shumë nga sa Teqja pagoi për të blerë aksionet e kësaj kompanie. Tenderin e fundit e mori dhe në spitalin ku punon e ëma, në QSUT po për të njëjtën arsye; trajtim dhe asgjesim i mbetjeve citostatike dhe citotoksike në QSUNT për 12 muaj. Në total kjo kompani ka marrë 51 tendera, me shumë 405.272.235,04 lekë të reja.
Jo keq për një projekt ku ke futur vetëm 1 mln lekë të vjetra apo jo?
Biznesi i hyri shpejt në qejf dhe Arbër Teqja vendosi që të investonte edhe në kompaninë MSE (ish “ASHLAR Group”), e themeluar nga Denisa Bishyti në korrik të vitit 2018. 2 vite më vonë ajo e shiti tek Ilda Tërshana, Arbër Liçaj dhe Can Kutay Orten. Po as kësaj nuk e mbajtën dhe më 22 nëntor 2022, Teqja blen 80% të aksioneve, po me çmim të papërfillshëm, vetëm 4.6 milionë lekë. Por shpejt bën një lëvizje të beftë. Në 8 qershor të vitit 2023, Arbër Teqja nis të kamuflohet, duke nxjerrë në skenë një kompani "të huaj".

Teqja ia kalon 80 % të aksioneve kompanisë Cambridge Pathology B.V., e themeluar në Hagë, me adresë Nassaulaan 2A, 2514 JS dhe NIPT 27304776. Megjithatë aksionin e vazhdonte me "MSE shpk." duke marrë 29 tendera publikë me vlerë 256.134.950,60 lekë të reja.
LIDHJA ME ALLAJBEUN

Ilda Tërshana, e cila bleu 80 përqind të aksioneve të “MSE” ka qenë për shumë vite drejtoreshë në kompaninë “Evita”, një kompani gjithashtu e lidhur me pronarin e spitalit Amerikan në Shqipëri, Klodjan Allajbeu, i cili ka marrë nga shtetin dhe që zotëronte aksione në shoqërinë koncesionare për shërbimin e Hemodializës, “DiaVita”.
Ndërsa Arbën Liçaj ka punuar si inxhiner elektronik në Spitalin Amerikan të Klodjan Allajbeut. Edhe vetë Teqja, nuk ishte pa "gjë", pasi rezulton edhe administrator në “Equos Resort”, i ndërtuar nga Allajbeu./ZËRI