Politikë

Si i "harroi" opozita 2 Komisionet për Dializën dhe Laboratorët, 'lidhja' me Klodian Allajbeun

Çështjet e "paprekura" ende për publikun, dializa dhe shërbimet laboratorike, duke se do të vazhdojnë që të lihen në harresë.

k.m.
Si i "harroi" opozita 2 Komisionet për Dializën dhe
Klodian Allajbeu

TIRANË- 6 muaj kaos në Kuvend nga opozita sollën vetëm ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore; një në lidhje me Shëndetësinë dhe një tjetër për rrjedhjen e të dhënave të TIMS. Nga 8 koncensione që kërkonte opozita, akordi për vetëm 2 prej tyre shihet si dështim, jo vetëm nga analistët e politikës por edhe nga vetë deputetë të Partisë Demokratike. Gjithsej, në sektorin e shëndetësisë, 4 koncensione që janë dhënë u kushtojnë kushtojnë taksapaguesve shqiptarë mbi 50 milionë euro në vit.

"Të katër koncesionet janë: Kontrolli bazë i popullsisë, njohur gjerësisht si 'Check Up', me kosto mbi 8 milionë euro në vit; ofrimi i setit të instrumenteve kirurgjikale, i njohur më së shumti si “Sterilizimi”, i cili po kushton aktualisht rreth 17 milionë euro në vit; Koncesioni i shërbimit të dializës në pesë spitale, i cili po kushton aktualisht mbi 9 milionë euro në vit, dhe; shërbimet laboratorike spitalore, i cili po kushton mbi 18 milionë euro në vit,"-bën me dije BIRN, por për shkak të marrëveshje së arritur, opozita do të ndalet vetëm në dy çështje. Për më tepër që të dyja nuk dihet se çfarë ndikimi shtesë do të kenë, pasi të dyja dosjet janë aktualisht në SPAK. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka vendosur bazat, për "Sterilizimin" është arrestuar ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Nën hetim janë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

Hetimet, ku me shumë gjasa do të jetë i përfshirë edhe Beqja, vazhdojnë edhe për "Check-up". Ndërsa çështjet e "paprekura" ende për publikun, dializa dhe shërbimet laboratorike, duke se do të vazhdojnë që të lihen në harresë. Se përse u ra dakord vetëm për këto dy komisione, nga asnjë prej palëve nuk ka asnjë sqarim zyrtar. Të vërtetën e dinë vetëm ata që ishin pjesë e negociatave disa ditë më parë. E vetmja e përbashkët mes kontratave të tjera të dhëna nga "Shëndetësia" është vetëm një person; Klodian Allajbeu.

"Gjatë procesit të negociatave me socialistët, këta të fundit nuk kushtëzuan hetimin e koncesioneve në shëndetësi, që do të thotë se heqja dorë nga hetimi i koncesionit të laboratorëve dhe atij të hemodializës ka qenë një zgjedhje vullnetare e opozitës së Rithemelimit,"- bëjnë me dije burime të "VoxNews".

Pra "Rithemelimi" hoqi dorë nga kërkesa fillestare e vjeshtës së kaluar për të hetuar koncesionin e hemodializës dhe atë për shërbimet laboratorike, me vullnetin e tyre të lirë. Por pse?

DIALIZA

Kompania koncensionare, përgjegjëse për hemodializën u zgjodh “DiaVita” shpk, e cila ende vijon të marrë para nga buxheti i shtetit. Kompania koncensionare “DiaVita” nisi nga një biznes i vogël në Berat, e krijuar në vitin 2013 në Berat, nga Majlinda Fetiu. Në vitin 2014, administratore u caktuaElona Saraçi, e cila më herët kishte qenë e punësuar pranë Spitalit Amerikan. 2 vite më vonë, kjo kompani fiton koncensionin e Hemodializës. Edhe pse në kulmin e "suksesit", në qershor 2016, Fetiu me një koncension me vlerë 80 milionë euro në xhep, ia shet aksionet tek biznesmeni Rasim Hamzaraj. 72.5% i mori ai, pjesa tjetër iu shit Ertel Kërçukut. Po atë vit, Rasim Hamzaraj ia shet aksionet e tij shoqërisë “Arimo”, një kompani e regjistruar në Holandë. Ndërkohë që shitej dhe blihej, kompania “Evita” ishte bashkuar në dhjetor 2015 edhe me spitalin Amerikan, me administrator...Klodian Allajbeu!

Si i "harroi" opozita 2 Komisionet për Dializën dhe

Bashkë krijuan shoqërinë “DiaVita” që fitoi edhe tenderin. Kështu nga ana tjetër mori përsipër zbatimin e saj.

Spitalet private që kanë përfituar më shumë fonde publike në zbatim të kontratës koncesionare për Dializën janë “Spitali Amerikan” dhe “Hygeia”, të dyja në pronësi të biznesmenit Klodjan Allajbeu dhe personave të tij të afërt. Prova për këtë ishte një raport i KLSH-së. 

“… numri total i pacientëve që janë trajtuar me dializë në institucionet shëndetësore publike dhe jopublike deri në muajin dhjetor 2021 është 1334 pacientë. Mbi 90 % e tyre e kanë marrë shërbimin në privat, 812 pacientë në Spitalin Amerikan dhe Hygeia; 410 janë trajtuar në 5 qendrat e dializës të “Dia Vita” shpk dhe vetëm 112 pacientë e kanë kryer dializën në spitalet publike”.

LABORATORËT

Për këtë koncension u caktuan 13 miliardë lekë ose 114 milionë dollarë në 10 vitet e operimit dhe kontrata u fitua nga “Labopharma”, “Exalab” dhe “AB Laboratory Solution”, duke krijuar kështu “Laboratory Networks”. 

Pronarët

Në 23 korrik 2019, regjistrohet në Tiranë kompania "LABORATORY NETWORKS", shtetasi grek Ioannis Xopapas dhe Janis Karathano; sot, pronar të Laboparma janë Janis Karathano me 50 për qind të aksioneve dhe kompania T-MEDSS me 50 për qind të aksioneve, me pronar Sokol Ramizi.

Si i "harroi" opozita 2 Komisionet për Dializën dhe

 "LABOPHARMA SHPK" është themeluar në 2007 nga shtetasi grek Ioannis Xopapas dhe Janis Karathano.

Si i "harroi" opozita 2 Komisionet për Dializën dhe

Exalab nuk ka pronar por vetëm Olivier MARQ dhe Valérie MARAZANOF si administratorë. Për AB Laboratory Solutions B.V., Kontrolli i Lartë i Shtetit ngriti alarmin se nuk ishte shqyrtuar "AB Laboratory Solution" për të cilën KLSH dyshonte se zotërohej nga “Pegasus”, në pronësi të Janis Karathano.

Si i "harroi" opozita 2 Komisionet për Dializën dhe

Kjo kompani ishte themeluar në qershor 2019, por Ministria e Shëndetësisë e kishte lidhur kontratën që në prill 2019.

"Çelësi" në këtë rast fshihet tek Janis Karathanos, i cili ka në pronësi kompaninë shqiptare Pegasus. Me këtë kompani ai ka marrë mbi 100 tendera në shëndetësi me vlerë rreth 20 milionë euro. Tenderat me vlerën më të lartë i ka marrë në bashkëpunim me kompaninë "Evita" të Klodian Allajbut, që rastësisht fitoi edhe koncensionin prej 84 milionë eurosh të hemodializës. Për të gjitha analizat që bëjnë spitalet i paguajnë 'koncesionarit' tarifën e shërbimit.

Por duke qenë se edhe këto dy kompani kanë marrë miliarda nga buxheti i shtetit, përse nuk u konsideruan të rëndësishme për t'u hetuar nga Kuvendi? Mos vallë ka lidhje Allajbeu? Mos vallë po mbrohet nga PD? Edhe për këtë rast presim që të marrim përgjigje zyrtare, por me gjasë, edhe ky rast, ashtu si projekti për Sazanin do kalojë në heshtje.../ZËRI

Poll

MOS HUMB