
TIRANË- Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj janë parë duke diskutuar në portën e jashtme të Kuvendit, pasi dita e sotme përkon dhe me skadimin e afatit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku ata ndanin postin e bashkëkryetarit.
Pikërisht Reforma Zgjedhore ishte kryefjalë e diskutimeve të sotme në Kuvend, me Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin që i hodhën njëri-tjetrit akuza për pazar. Ndërkohë që Alibeaj, i cili ka mbajtur postin e bashkëkryetarit të komisionit së bashku me Gjiknurin, tha se opozita ka paraqitur dy paketa propozimesh, të cilat nuk janë marrë parasysh.
Duke qenë se Komisioni bipartisan nuk prodhoi rezultat, Reforma Zgjedhore pritet që të jetë objekt i nënkomisionit që do të ngrihet në Kuvend, pas marrëveshjes mes PS dhe Rithemelimit. Në këtë komision nga Rithemelimi do të jenë pjesë Oerd Bylykbashi dhe Erisa Xhixho, dhe një vend është lënë i lirë për deputetët e grupimit të Lulzim Bashës. Këta të fundit deri tani nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Bardhit.
/ZËRI