
TIRANË- Në ditën që në Kuvend u shfaq rebel, aq sa u desh që të përjashtohej nga Kuvendi, për shkak se bllokoi foltoren, Lulzim Basha i është rikthyer zakonit të tij të vjetër, atij të gafave. Teksa po bisedonte me gazetarët në dalje në Kuvendit, Basha u shpreh: Nuk u thotë fjala një gojë… nuk u thotë goja një fjalë.
Lulzim Basha është një prej personazheve më të preferuar të faqeve të memeve, edhe për shkak të këtyre gafave që ai bën në komunikimin e tij publik. Nga ana tjetër seanca e sotme në Kuvend, e cila ktheu në normalitet opozitën, u shoqëruar me përplasje brenda vetë radhëve të tyre. Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi u përfshinë në akuza të ndërsjellta, edhe pse iu desh që të ulen në karriget ngjitur njëri tjetrit në Kuvend. /ZËRI