Aktualitet

Akuzohet për shpërdorim detyre/ GJKKO rrëzon kërkesën, lë në qeli Jorgo Goron

Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall.

f.t
Akuzohet për shpërdorim detyre/ GJKKO rrëzon kërkesën,
Jorgo Goro

TIRANË-Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është lënë sërish në burg. Kjo ka qenë masa e dhënë sot nga GJKKO, e cila la në fuqi ‘arrestin me burg’ për Goron. Ish-kryebashkiaku kërkoi masë më të lehtë sigurie, por kërkesa u rrëzua nga gjykata.

Ish-kryebashkiaku i Himarës u arrestua për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqe tokë, që gjendet në fshatin Gjileke në Dhërmi. Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall.

Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht Goro dhe Bashi janë në "arrest me burg"; në “arrest shtëpie” janë Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB