Aktualitet

Atentat shqiptarit në Itali, dyshohet për larje hesapesh

35-vjeçari, pa precedentë penalë, ka mbetur i plagosur në duar, në këmbë dhe në brinjë.

f.t
Atentat shqiptarit në Itali, dyshohet për larje hesapesh
FOTO ILUSTRUESE

ITALI- Një ngjarje e rëndë u shënua në rrugën në Cascina, ku mbrëmë në muzg një burrë u godit nga tre të shtëna me armë zjarri në një pritë, raportojnë mediat e huaja. I plagosuri, 35 vjeç me origjinë shqiptare, është dërguar në spital. 35-vjeçari, pa precedentë penalë, ka mbetur i plagosur në duar, në këmbë dhe në brinjë.

Autori u arratis, pas të shtënave që ndodhën pak pas orës 20:00. Policia po heton për të gjetur identitetin e tij, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh./ZËRI

Poll

MOS HUMB