
Foto ilustruese
BERAT- Aksion “Blic” në Berat. Raportohet se Policia ka mësyrë në fshatin Kutalli në një operacion për kapjen e personave në kërkim, zbulimit të parcelave me hashash dhe gjetjen e armëve e municioneve luftarake. Në kuadër të këtij operacioni mësohet se ka rënë në pranga një 65-vjeçar i identifikuar si Enver Shehu.
Në banesën e Shehut, Policia gjeti një arsenal armësh e municionesh. Në cilësinë e provës material janë sekuestruar 1 pistoletë, dy armë gjahu pa leje dhe sasi kutish me fishekë e municione luftarake. Operacioni është në vazhdim. Në orët në vijim pritet të dalin detaje të reja./ZËRI
Poll