Aktualitet

Jo vetëm në Fier e Berat, katetere me urinë e shiringa gëlojnë dhe në kazanët e 'Traumës'

E njëjta situatë edhe pranë depos së magazinimit të përkohshëm, si dhe në ambiente të tjera.

E.K
Jo vetëm në Fier e Berat, katetere me urinë e shiringa
Pamjet

TIRANË- Jo vetëm në spitalet e Fierit apo të Beratit, por dhe në Tiranë, në një nga spitalet më të rëndësishme në vend si ai i Traumës, mbetjet spitalore hidhen në koshet e mbeturinave urbane duke u bërë një rrezik serioz. Siç mund të shihet në pamjet, aget, sërumet dhe shishet plastike hidhen në koshet e mbeturinave, madje në një moment që kamera e emisionit “STOP” po filmon, sanitarët vijnë dhe hedhin në kosh mbetjet spitalore. E njëjta situatë edhe pranë depos së magazinimit të përkohshëm, si dhe në ambiente të tjera.

Në lidhje me këtë u pyet dhe drejtoresha e Spitalit të Traumës Edlira Bode. Kjo e fundit deklaroi se nuk është personi i duhur për të verifikuar age, serume, shishe qelqi pasi ka persona përgjegjë për këtë. Ndërkohë shtoi se rasti do të verifikohej.

Biseda:

GazetariUnë do të të tregoj aget, serumet, shishet e qelqit dhe më thoni se çfarë janë këto dhe a janë të prodhuara nga ju?

DrejtoreshaUnë nuk jam personi i duhur për të verifikuar age, serume, shishe qelqi. Ka persona përgjegjës për këtë punë.

GazetariMegjithatë, ju u vutë në dijeni për atë që kemi konstatuar ne.

DrejtoreshaU vura në dijeni që po ndodh diçka, që ka njerëz që po filmojnë dhe erdha të kuptoj se çfarë po ndodh. Më konfirmon personeli im që ka një kontenjer të mbetjeve spitalore të rrezikshme të mbyllur dhe që dorëzimi i mbetjeve bëhet mje një procedurë të caktuar, të shkruar. Unë kam persona përgjegjës që verifikojnë zbatimin e kësja procedure.

GazetariÇfarë ju kushton të vini deri aty për të parë se çfarë kemi konstatuar?

DrejtoreshaE shikoj unë apo jo, nuk ndryshon ndonjë gjë. E shikojnë personat përgjegjës. Respektoj çdo konstatim tuajin dhe do të marr çdo masë të nevojshme që duhet të marr si titullar institucioni në rast se ka… Do verifikohet çdo gjë e patjetër që do të marr masa.

Pas këtij episodi gazetari i “Stop” ka njoftuar Komisariatin Numër 3, i cili solli grupin e policisë dhe OPGJ-në, të cilët bënë verifikimin dhe dokumentuan provat. Zyrtarisht, policia bën me dije se në lidhje me rastin në fjalë, ka nisur procedim për dy shtetase për këtë rast dhe materiali i ka kaluar prokurorisë.

“Pas marrjes së njoftimit nga emisioni investigativ “Stop” se në disa kosha për mbeturina në territorin e Spitalit të Traumës ishin hedhur mbetje spitalore në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr.3, kryen të gjitha veprimet proceduralo-hetimore dhe në përfundim të tyre referuan materialet në prokurori, ku nisi procedim penal për shtetasit: F.K. 55 vjeçe dhe D.B. 61 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë për veprën “menaxhim i mbetjeve”

Po ashtu “STOP” ka njoftuar gjithashtu edhe Inspektoratin Shëndetësor Tiranë për situatën skandaloze në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pas verifikimeve, Spitali i Traumës u gjobit me 10 milionë Lekë të vjetra gjobë./ZËRI

Poll

MOS HUMB