
FOTO ILUSTRUESE
SHKODËR- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur gjatë natës në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër. 62-vjeçari Lush Qokaj është përplasur me makinë nga një person i paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit 62-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në Spitalin Rajonal Shkodër. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. /ZËRI
Poll