Aktualitet

Aksident me 7 të plagosur në Fier, mes tyre 4 fëmijë (FOTOT)

ZËRI mëson se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka pasur të plagosur nga të dy palët.

F.m
Aksident me 7 të plagosur në Fier, mes tyre 4 fëmijë (FOTOT)
Aksidenti në Fier

FIER- Shtatë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe katër fëmijë, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin e autostradës Levan-Tepelenë në Poçem. ZËRI mëson se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka pasur të plagosur nga të dy palët.

Më konkretisht, automjeti tip "Nisan" me drejtues R. Sh., është përplasur me automjetin tip "Honday" me drejtues S. C.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin "Nisan" të moshave, 18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç, si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip "Honday", të moshave 9 dhe 2 vjeç. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Fotoja që po shikoni tregon makinat e përfshira në aksident që janë totalisht të shkatërruara. 

Aksident me 7 të plagosur në Fier, mes tyre 4 fëmijë (FOTOT)
Aksidenti në Fier
Aksident me 7 të plagosur në Fier, mes tyre 4 fëmijë (FOTOT)
Aksidenti në Fier

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", automjeti tip "Nisan" me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip "Honday" me drejtues shtetasin S. C.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin "Nisan" (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip "Honday" (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Poll

MOS HUMB