
Foto Ilustruese
TIRANË- Katër persona kanë përfunduar në spital si pasojë e një aksidenti të rëndë. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë, në rrugën “5 maji”. Një automjet është përplasur me një karritres që ishte parkuar,duke bërë që pjesa e përparme e makinës të përfundojë poshtë tij.
Katër të rinjtë që ndodheshin në makinë janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte personi që po drejtonte mjetin.
Poll