Aktualitet

Hija e zezë pas Beqajt! Kush është personazhi enigmatik që drejtoi Protokollin kur u zhduk kontrata e sterilizimit

Emri i Olës dhe numri i saj i celularit përmendet në një prej faqeve të dosjes, ku citohet një bisedë e zhvilluar mes tyre. Bëhet fjalë për një telefonatë mes bashkëshortësh, gjatë të cilës Ermal Kurtulaj e informonte gruan e tij se kishte pasur një takim me Dorin.

F.m
Hija e zezë pas Beqajt! Kush është personazhi enigmatik që
Artjola Zaimi

TIRANË- Artjola Zaimi, bashkëshortja e Ermal Kurtulajt, krahut të djathtë dhe vartësit të preferuar të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, është personi më enigmatik i dosjes që ndodhet në duart e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bëhet fjalë për dosjen që nxorri në pah skandalin e Beqajt, në të cilën provohej se si ai, Ermal Kurtulaj dhe një rreth i ngushtë njerëzish pastronin para përmes lëshimit të faturave fiktivë ne bashkëpunim me restorantet më me emër në Tiranë dhe jo vetëm.

Pjesë e kësaj dosjeje është edhe Artjola Zaimi, ose sic njihet ndryshe, Ola Zaimi.

Emri i Olës dhe numri i saj i celularit përmendet në një prej faqeve të dosjes, ku citohet një bisedë e zhvilluar mes tyre. Bëhet fjalë për një telefonatë mes bashkëshortësh, gjatë të cilës Ermal Kurtulaj e informonte gruan e tij se kishte pasur një takim me Dorin.

Pjesë nga dosja:

Biseda dt. 14.12.2023, ora 22:32:38, midis Ermal Kurtulaj 0682000901 dhe nr. cel. 0682000968 (identifikuar si Artjola Zaimi, bashkëshortja e Ermal Kurtulaj), i cili thotë qe po shkonte se ishte me Dorin dhe Biseda 20.12.2023, ora 11:59, midis Ermal Kurtulaj 0682000901 dhe Arben Dani 0689407839:

Nga të dhënat, dyshohet se me emrin "Dori", Kurtulaj i referohej Dorian Sadikut.

Dorian Sadiku është bashkëortak i Eduart Currajt në “GZONA Restorant’’. Sipas SPAK, nga të dhënat rezulton se subjekti ‘’GZONA’’ ka deklaruar shitje për periudhën 2019-2023 ndaj subjekeve Delta Pharma.al, me një vlerë totale 10.509.308 lekë. Këto fakte japin të dhëna për ndërveprim mes këtyre dy subjekteve, i cili ka lidhje me faktet objekt procedimi.
Nga komunikimet e muajit dhjetor krijohen dyshime se mes Sadikut, Beqajt e Kurtulajt janë zhvilluar dhe takime për t'u marrë me rregullimet e dokumentacioneve përkatëse, bilanceve e të tjera për shkak të fundit të vitit pasi në muajin dhjetor mbyllen lëshimi i faturave përkatëse dhe bëhen llogaritë në lidhje jo vetëm me biznesin ‘’GZONA’’, por edhe në shumë subjekte të tjera, që kanë ushtruar aktivitetin e tyre dhe në kohën kur shtetasi Ilir Beqaj ka qenë ministër i Shëndetësisë dhe më pas deputet.

Mirëpo, Artjola Zaimin nuk e implikon thjesht fakti që ka pasur njohje me Dorian Sadikun apo ka pasur dijeni lidhur me aktivitetin e dyshimtë të bashkëshortit të saj, Ermal Kurtulaj.

ZËRI ka mësuar se Artjola (Ola) Zaimi është një emër që e ka shoqëruar grupin e bashkëpunëtorëve që në fillimet e tyre në kryerjen e këtyre ‘detyrave’. Deri në vitin 2022, Artjola Zaimi ka qenë shefe protokolli në Ministrinë e Shëndetësisë, aty ku SPAK dhe BKH zbarkuan për të sekuestruar dokumentet e nevojshme në momentin që nisën hetimet për koncensionin e sterilizimit.

Por, e ndodhur në krye të detyrës, Artjola Zaimi u kujdes që ta zhdukte këtë kontratë dhe I përcolli hetuesit duarbosh. Në këtë mënyrë, ajo shmangu daljen e emrit të bashkëshortit të saj si i përfshirë në këtë skandal bashkë me Beqajn, por jo për shumë kohë.

Megjithatë, si shpërblim për kryerjen e kësaj detyre, Artjola (Ola) Zaimi e ndoqi Beqajn pasi ai u drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Ajo u caktua koordinatore e projektit “Enhancing Primary Health Care-Këlcyrë” (EPHIK) që ju dha në administrim Drejtorisë së Donacioneve, ku drejtor ishte Ilir Beqaj. Pra Beqaj vuri burrë e grua si drejtues të një projekti, vartësin e tij Ermal Kurtulaj dhe bashkëshorten e këtij të fundit, Artjola Zaimi.

Pas zbulimit të skandalit të pastrimit të parave, ZËRI u interesua zyrtarisht pranë agjencisë ku deri në nëntor titullari kryesor ishte Beqaj dhe në përgjigjen që ky institucion dha, sqarohet se gruaja e Kurtulajt është punësuar nga DAP e jo nga titullari i Agjencisë.

Sipas Agjencisë në fjalë, titullari nuk ka përse ta shkarkojë gruan e Kurtulajt nga puna, pasi edhe pse punon në SASPAC, ajo është e pavarur, duke harruar kështu që Kurtulaj ishte vënë nën hetim për pastrim parash dhe shpërdorim të fondeve të kësaj agjencie….

Historia në fakt na tregon që Artjola Zaimi nuk ka qenë shumë e pavarur përsa u përket detyrave krah bashkëshortit të saj, Ermal Kurtulaj dhe udhëheqësit të tyre, Ilir Beqaj.

Kontrata e koncensionit të sterilizimit u zhduk në momentin që rreziku u afrua pranë familjes Kurtulaj-Zaimi, po tani çfarë presim?

Poll

MOS HUMB