Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë, mjeti përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi

Mjeti troen me targa Aa028xp është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar plagosjen e shoferit

E.K
Aksident i rëndë në Tiranë, mjeti përmbyset në mes
Aksidenti

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Unazës së Madhe në Tiranë, në krahun lindor të saj.

Një mjet tip “Citroen” është kthyer përmbys, si pasojë se shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte.

Si pasojë ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks, për shkak se përmbysja e mjetit ka ndodhur në mes të karrexhatës.

Poll

MOS HUMB