Aktualitet

Epike nga Vlora, policia bashkiake ‘mburret’ me gjobën ‘marramendëse’, në foto harron edhe rryshfetin

Si përfundoi “50”-çja në bllokun e gjobave?

E.K
Epike nga Vlora, policia bashkiake ‘mburret’ me gjobën
'aksioni' per gjoben

VLORË- Ethet e institucioneve vendore dhe lokale, për të publikuar gjithçka në rrjetet sociale, kanë përfshirë së fundi edhe policinë bashkiake të qytetit të Vlorës. Gjatë ditës së djeshme, në faqen zyrtare të këtij institucioni, është publikuar lajmi për vendosjen e një gjobe prej 5 mijë lekësh të reja, për një person që ka hedhur mbetjet jashtë koshave të përcaktuar.

Mirëpo në fotot e publikuara nga vetë policia bashkiake, në bllokun e gjobave, shihet dhe një pjesë e një 5 mijë lekëshi, që mesiguri nuk është shuma e gjobës. Kjo pasi të gjithë jemi koshientë që gjobat nuk paguhen në momentin e vendosjes, dhe policët bashkiakë, nuk kanë atributet e një arkëtari. Sesi 5 mijëlekëshi ka përfunduar aty, dhe ca më tepër është postuar edhe me foto, është në detyrën e efektivëve të policisë bashkiake për të na e treguar.

Epike nga Vlora, policia bashkiake ‘mburret’ me gjobën
Fotoja e postuar

“Policia Bashkiake Vlorë, konstatoi sot një tjetër rast të hedhjes së mbeturinave dhe mbetjeve të pemëve jashtë konteinerëve të përcaktuar në Lagjen 10 Korriku. Autori jo vetëm që u identifikua dhe pastroi mjedisin, por edhe u gjobit sipas legjislacionit në fuqi.

Bashkia Vlore risjell edhe njëherë në vëmendje të qytetarëve faktin që nuk lejohet asnjë mbetje industriale që të hidhet jashtë vendeve të miratuara. Hedhje e tyre bëhet vetëm tek vendgrumbullimi i mbetjeve”, thuhet në njoftimin e policisë bashkiake të Vlorës.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB