Aktualitet

Aksident i rëndë në Kërçovë, një viktimë dhe 7 të plagosur

Mediat lokale shkruajnë se një automjet i tipit “BMV” me targa të huaja, i drejtuar nga M.K. (23) nga Kërçova dhe një automjeti tjetër “Audi”, i drejtuar nga Gj.I. (40) nga Kërçova, janë përplasur me katër automjete të tjera të parkuara.

F.m
Aksident i rëndë në Kërçovë, një
Aksident

MAQEDONI E VERIUT- Një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur e janë në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Kërçovë, Maqedoni e Veriut. Ngjarje mësohet të ketë ndodhur në orën 23:12, në rrugën rajonale Makedonski Brod – Kërçovë.

Mediat lokale shkruajnë se një automjet i tipit “BMV” me targa të huaja, i drejtuar nga M.K. (23) nga Kërçova dhe një automjeti tjetër “Audi”, i drejtuar nga Gj.I. (40) nga Kërçova, janë përplasur me katër automjete të tjera të parkuara.

Për pasojë, ka humbur jetën M.K., dhe vdekja është konstatuar në Spitalin e Qytetit të Kërçovës, ndërsa drejtuesi tjetër i “Audit” Gj.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ashtu si edhe katër pasagjerë të tjerë në të dy automjetet, “Mercedes” dhe “Audi”.

Dy pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, të gjitha të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Një ekip hetimor nga SPB Manastir ka kryer hetimin në vendngjarje.

Poll

MOS HUMB