Aktualitet

Afera me kompleksin Partizani, GJKKO tërhiqet për vendim për Jamarbër Malltezin

Nga trupa gjykuese do të vendoset nëse do të lihet në fuqi masa e sigurisë për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe biznesmenit Fatmir Bektashi.

k.m.
Afera me kompleksin Partizani, GJKKO tërhiqet për vendim për
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Togat e zeza të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë tërhequr për vendim. Nga trupa gjykuese do të vendoset nëse do të lihet në fuqi masa e sigurisë për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe biznesmenit Fatmir Bektashi. Avokatët e Malltezit dhe Bektashit kanë kërkuar revokimin e masës së sigurisë së kërkuar nga Prokuroria e Posaçme me pretendimin se klienti i tyre nuk ka përfitime të paligjshme. 

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha është arrestuar dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës, Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”. Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirirt të Lalzit.

Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”. Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB